Sahihu i Buhariut — Hadithi 195
45. Nënkapitulli: Marrja e guslit dhe abdesit në koritë, tas dhe (enë) prej druri a guri
195. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muniri na ka treguar se e ka dëgjuar Abdullah ibn Bekrin, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur erdhi koha e namazit, ata që i kishin shtëpitë afër shkuan (për të marrë abdes) nëpër shtëpitë e tyre, kurse disa të tjerë mbetën aty. Atëherë dikush i solli ujë të Dërguarit të Allahut ﷺ në një enë guri, e cila ishte aq e vogël, sa nuk mund ta shtrinte Pejgamberi ﷺ pëllëmbën e tij në të, porse prej saj morën abdes të gjithë ata që qenë në xhami.” Enesin e pyetën:
- Sa persona keni qenë?
- Mbi tetëdhjetë veta, - tha ai.