Sahihu i Buhariut — Hadithi 207

50. Nënkapitulli: Nuk merret abdes pas ngrënies së mishit të deles ose të qullit

Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani kanë ngrënë mish (deleje) dhe nuk e kanë ripërtrirë abdesin.

207. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky na Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hëngri nga një shpatull deleje e pastaj u fal pa e ripërtërirë abdesin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 207

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?