Sahihu i Buhariut — Hadithi 208
50. Nënkapitulli: Nuk merret abdes pas ngrënies së mishit të deles ose të qullit
Ebu Bekri, Omeri dhe Othmani kanë ngrënë mish (deleje) dhe nuk e kanë ripërtrirë abdesin.
208. Nga: Amër ibn Umeje Damriu
Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Xhafer ibn Amër ibn Umeje se babai i tij Amër ibn Umeje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke prerë mishin nga shpatulla e deles (për ta ngrënë) dhe, me t'u thirrur për namaz, e hodhi thikën dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.