Sahihu i Buhariut — Hadithi 209

51. Nënkapitulli: Nuk ka nevojë të merret abdes pas ngrënies së qullit, mjafton shpëlarja e gojës

209. Nga: Suvejd ibn Numani

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Bushejr ibn Jesari, i çrobëruari i fisit benu harithe, se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se doli me të Dërguarin e Allahut ﷺ në vitin e Hajberit dhe, kur arritën në Sahba, e cila gjendej poshtë Hajberit, ku e fali ikindinë. Pastaj, kërkoi ushqim por nuk kishte qëlluar tjetër përpos qullit. Fillimisht, i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të zbutej me ujë, e pastaj hëngri, e hëngrëm edhe ne. Pas ushqimit, u ngrit për ta falur akshamin, shpëlau gojën, e edhe ne e shpëlamë gojën, dhe u fal pa e ripërtërirë abdesin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 209

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?