Sahihu i Buhariut — Hadithi 211

52. Nënkapitulli: A duhet shpëlarë goja pas pirjes së qumështit?

211. Nga: Abdullah ibn Abasi

Jahja ibn Bukejri dhe Kutejbe na kanë thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ piu qumësht pastaj shpëlau gojën dhe tha: “Ai përmban yndyrë.”

Transmetimin e Ukajlit nga Zuhriu e forcon Junusi dhe Salih ibn Kejsani.

Referenca: Sahihu i Buhariut 211

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?