Sahihu i Buhariut — Hadithi 222
59. Nënkapitulli: Urina e fëmijëve
222. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një foshnjë mashkull, i cili i urinoi në rroba. Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati (vendin e urinuar në rrobë).”