Sahihu i Buhariut — Hadithi 226

62. Nënkapitulli: Urinimi në vendin ku hidhen mbeturinat

226. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mensuri se Ebu Vaili tregon se Ebu Musa Eshariu ishte i rreptë në çështjen e urinimit (në këmbë) dhe thoshte: “Kur benu israilëve u stërpikej rroba (me urinë), e pritnin (hiqnin) atë pjesë. Në atë rast Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Ah, sikur të heshtte, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka urinuar në këmbë te plehërishta e një fisi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 226

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?