Sahihu i Buhariut — Hadithi 233
66. Nënkapitulli: Urina e devesë, kafshëve shtëpiake dhe deleve, si dhe ahuri i tyre
Ebu Musai u fal në hanin e postierëve afër torishtës, anash të cilit ndodhej shkretëtira, (vend në periferi të Kufes), ku kishte bajga të kafshëve, ndërsa shkretëtira ishte përskaj hanit, e në atë rast tha: "Si këtu (në han), si atje (në shkretëtirë), është njëjtë. (Pra vlefshmëria e namazit është e njëjtë, si këtu, si atje.)"
233. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz erdhën nga Ukli, - ose ka thënë: nga Urejna, - në Medinë, por nuk iu përshtat klima, kështu që u sëmurën. Pejgamberi ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë (e sadakasë) e të pinin urinën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan dhe, pasi u shëruan, e vranë bariun e Pejgamberit ﷺ, i morën kopenë me deve (dhe ia mbathën). Lajmi për ta erdhi gjatë paradites. Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre dhe, në mesditë, i sollën para Pejgamberit ﷺ. Ai urdhëroi t'ua prisnin duart dhe këmbët, t'ua damkosnin sytë, pastaj i hodhën në gurishtën (e Medinës). Kërkonin ujë, por nuk u jepej.”
Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”