Sahihu i Buhariut — Hadithi 235

67. Nënkapitulli: Nëse ndyrësira bie në gjalpë ose në ujë

Zuhriu ka thënë: "Çdo ujë është i përdorshëm, përderisa nuk i ndërron shija, era ose ngjyra." Hamadi ka thënë: "Nuk prish punë nëse pendlat e shpendit të ngordhur (bien në ujë)." Zuhriu, rreth eshtrave të kafshëve të ngordhura, bie fjala, elefanti ose diç kësisoj, ka thënë: "Kam takuar plot dijetarë të vjetër, që i përdornin si krehër dhe e ruanin yndyrën në to. Pra, kjo gjë nuk u pengonte aspak." Ibn Sirini dhe Ibrahim Nehaiu kanë thënë: "Nuk prish punë tregtimi i brirëve të elefantit."

235. Nga: Mejmune bint Harithi

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu, e ky nga Ibn Abasi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet rreth miut të rënë në gjalpë, tha: “Hidheni miun dhe gjalpin përreth tij, e hajeni pjesën e mbetur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 235

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?