Sahihu i Buhariut — Hadithi 236

67. Nënkapitulli: Nëse ndyrësira bie në gjalpë ose në ujë

Zuhriu ka thënë: "Çdo ujë është i përdorshëm, përderisa nuk i ndërron shija, era ose ngjyra." Hamadi ka thënë: "Nuk prish punë nëse pendlat e shpendit të ngordhur (bien në ujë)." Zuhriu, rreth eshtrave të kafshëve të ngordhura, bie fjala, elefanti ose diç kësisoj, ka thënë: "Kam takuar plot dijetarë të vjetër, që i përdornin si krehër dhe e ruanin yndyrën në to. Pra, kjo gjë nuk u pengonte aspak." Ibn Sirini dhe Ibrahim Nehaiu kanë thënë: "Nuk prish punë tregtimi i brirëve të elefantit."

236. Nga: Mejmune bint Harithi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Meani, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi, e ky nga Ibn Abasi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u pyet rreth miut të rënë në gjalpë, e në atë rast tha: “Nxirreni atë e gjalpin përreth tij dhe hidhini.”

Meani ka thënë: “Na ka treguar Maliku, s'mund t'i numëroj (sa herë), nga Ibn Abasi, e ky nga Mejmunia.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 236

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?