Sahihu i Buhariut — Hadithi 237

67. Nënkapitulli: Nëse ndyrësira bie në gjalpë ose në ujë

Zuhriu ka thënë: "Çdo ujë është i përdorshëm, përderisa nuk i ndërron shija, era ose ngjyra." Hamadi ka thënë: "Nuk prish punë nëse pendlat e shpendit të ngordhur (bien në ujë)." Zuhriu, rreth eshtrave të kafshëve të ngordhura, bie fjala, elefanti ose diç kësisoj, ka thënë: "Kam takuar plot dijetarë të vjetër, që i përdornin si krehër dhe e ruanin yndyrën në to. Pra, kjo gjë nuk u pengonte aspak." Ibn Sirini dhe Ibrahim Nehaiu kanë thënë: "Nuk prish punë tregtimi i brirëve të elefantit."

237. Nga: Ebu Hurejra

Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo plagë që muslimani merr në rrugën e Allahut, Ditën e Gjykimit do t'i shfaqet në formën që ka pasur kur është marrë: do t'i gufojë gjak, ngjyra e të cilit do të jetë ngjyrë gjaku, kurse era, erë myshku.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 237

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?