Sahihu i Buhariut — Hadithi 358
4. Nënkapitulli: Falja e namazit duke qenë i mbështjellë vetëm me një rrobë?
Zuhriu (duke e komentuar hadithin e tij) ka thënë: "I mbështjellë konsiderohet ai që e hedh rrobën krahëve duke i gërshetuar skajet e saja sipër supeve." Umu Hani ka thënë: "Pejgamberi ﷺ qe mbështjellë me një rrobë duke i gërshetuar cepat e saj sipër supeve."
358. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se dikush e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth namazit me një rrobë të vetme, e në atë rast tha: “Vallë, të gjithë keni nga dy palë rroba?!”