Sahihu i Buhariut — Hadithi 363
7. Nënkapitulli: Falja e namazit duke qenë i veshur me xhybe të Shamit
Haseni ka thënë se nuk prish punë përdorimi i rrobave të qëndisura nga ndonjë mexhus (adhurues i zjarrit). Mameri ka thënë: "E kam parë Zuhriun duke veshur rroba jemenase, që ngjyroseshin me urinë (të kafshëve që u hahet mishi). Aliu është falur me një rrobë të sapoblerë, ende të palarë (importuar nga popujt jomuslimanë)."
363. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ qeshë në një udhëtim, ku më tha: “O Mugire, mere shakullin!” Pasi e mora me vete, i Dërguari i Allahut ﷺ u largua prej meje dhe e kreu nevojën. Të veshur kishte një xhybe të Shamit. Tentoi ta nxirrte dorën prej mëngës së saj, por nuk mundte, sepse ishte e ngushtë, andaj e nxori dorën nga fundi i rrobës dhe unë i qita ujë për të marrë abdes për namaz. U dha mes'h mesteve dhe u fal.”