Sahihu i Buhariut — Hadithi 422
43. Nënkapitulli: Kur dikush i fton njerëzit brenda xhamisë për ushqim dhe përgjigjja ndaj kësaj
422. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “(Shkova) në xhami, ku e hasa Pejgamberin ﷺ me disa njerëz e më pyeti:
- “A të ka dërguar Ebu Talhai?”
- Po, - i thashë.
- “Po na fton për ushqim?” - pyeti Pejgamberi ﷺ.
- Po, - i thashë.
- “Ngrihuni të shkojmë!” - u tha atyre që ishin përreth tij dhe u nisën, ndërsa unë ecja para tyre.”