Sahihu i Buhariut — Hadithi 423
44. Nënkapitulli: Të gjykuarit dhe mallkimi mes bashkëshortëve brenda xhamisë
423. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Jahjai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut! Nëse dikush e has gruan e vet (duke e tradhtuar) me një burrë të huaj, a ta mbysë?” Pastaj mallkuan njëri-tjetrin (bënë lian) brenda xhamisë, ndërsa unë isha i pranishëm gjatë gjithë kësaj.”