Sahihu i Buhariut — Hadithi 426
47. Nënkapitulli: Dhënia përparësi së djathtës gjatë hyrjes në xhami ose gjetiu
Sa herë që Ibn Omeri hynte, hynte me këmbën e djathtë, e, kur dilte, dilte me të majtën.
426. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Eshath ibn Sulejmi, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i pëlqente të fillonte me të djathtën çdo punë që kishte mundësi: pastrimin, krehjen e flokëve dhe mbathjen.”