Sahihu i Buhariut — Hadithi 435

55. Nënkapitull

435. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Aishja dhe Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kaploi agonia e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një rrobë. E, kur i vinte mundim nga ajo (ngaqë ajo po ia zinte frymën), e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i kthyen në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 435

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?