Sahihu i Buhariut — Hadithi 439

57. Nënkapitulli: Të fjeturit e gruas në xhami

439. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishte qenë një robëreshë zezake, që jetonte në njërin prej fiseve arabe. Pasi e kishin liruar nga robëria, kishte vendosur të qëndronte me ta.

Një ditë, një vajzë e vogël e tyrja doli e veshur me një shirit (rrip) të kuq lëkure krahaqafë të stolisur me xhevahire dhe margaritarë. E hodhi shallin ose i ra në tokë dhe një gjeraqinë, duke menduar se ishte copë mishi, shkoi e ia rrëmbeu. Dolën për ta kërkuar, po nuk e gjetën, andaj më akuzuan mua për të.

Robëresha rrëfen: “Më kontrolluan (në tërë trupin), madje edhe pjesët intime. Betohem në Allahun se, teksa qëndroja pranë tyre, erdhi gjeraqina sërish dhe e hodhi shallin në mesin e tyre. U thashë: “Ja ku është ajo për të cilën më akuzonit, ndërkohë unë jam e pafajshme.”

Pas kësaj (ngjarjeje), ajo vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e pranoi Islamin. Thotë (Aishja): “Brenda xhamisë kishte një tendë, - ose ka thënë: një shtëpi të vogël. - Nganjëherë vinte dhe bisedonte me mua. Mirëpo, sa herë që vinte, i recitonte këto vargje:

"Ditën e shallit Zoti ynë më mrekulloi,

Kur nga vendi i mosbesimit Ai më shpëtoi.”

E pyeta: “Vallë, pse sa herë që vjen tek unë, i lexon këto vargje?”

Pastaj e tregoi rrëfimin e saj.

Referenca: Sahihu i Buhariut 439

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?