Sahihu i Buhariut — Hadithi 447

63. Nënkapitulli: Bashkëpunimi në ndërtimin e xhamisë

Allahu ﷻ thotë: “Idhujtarët nuk janë të denjë për mirëmbajtjen e xhamive të Allahut, përderisa vetë dëshmojnë se janë jobesimtarë. Të tillët veprat i kanë të shkatërruara dhe ata përgjithmonë do të mbeten në Zjarr. Xhamitë i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun, Ditën e Fundit, e falin namazin, japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt përveç Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit.” (Teube, 17-18)

447. Nga: Ebu Seid Hudriu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Muhtari, e këtij i ka treguar Halid Hadhai se Ikrime tregon: “Ibn Abasi më tha mua dhe të birit të vet, Aliut: “Shkoni tek Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe mësojeni hadithin prej tij. Kur shkuam, e gjetëm duke punuar në një kopsht. E mori ridanë dhe, pasi u ul (duke i përthekuar gjunjët me duar ose me diçka tjetër), filloi të na tregojë hadithe. Kur e përmendi ndërtimin e xhamisë, tha: “Ne bartnim tulla një nga një, kurse Amari i bartte nga dy. Pejgamberi ﷺ e pa dhe, duke ia fshirë pluhurin, tha: “Mjerë Amari, do ta vrasë grupi i rebeluar! Ai do t'i thërrasë për në Xhenet, kurse ata do ta thërrasin për në Zjarr.” Ndërkaq, Amari lutej: “Kërkoj mbrojtjen e Allahut kundrejt fitneve!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 447

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?