Sahihu i Buhariut — Hadithi 456

70. Nënkapitulli: Përmendja e shitblerjes në minber brenda xhamisë

456. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Jahjai, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Berira i vajti për t'i kërkuar ndihmë rreth pagesës së lirimit nga robëria, me këste. Ajo i tha: “Nëse dëshiron, ia paguaj çmimin familjes sate, me kusht që merita e çrobërimit tënd të më takojë mua.” Atëherë, familja e Berirës i thanë (Aishes): “Nëse dëshiron, mund t'ia paguash pjesën e mbetur (të çmimit të lirimit). - Sufjani tha njëherë: “Nëse dëshiron, mund ta çrobërosh”, - por me kusht që merita e çrobërimit të saj të na takojë neve.”

Kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Aishja ia tregoi ngjarjen, e në atë rast ai tha: “Blije prej tyre dhe çrobëroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron.”

Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi në minber, - Sufjani tha njëherë: “I Dërguari i Allahut ﷺ hipi në minber”, - dhe tha: “Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Kush vë kusht që nuk përkon me Librin e Allahut nuk i pranohet, edhe nëse i vë njëqind kushte.”

Këtë e ka transmetuar edhe Maliku nga Jahjai, e ky nga Amra se Berira, por nuk e ka përmendur: hipi në minber. Aliu ka thënë: “Jahja dhe Abdulvehabi kanë thënë: “... nga Jahjai, e ky nga Amra, ngjashëm.” Ndërkaq, Xhafer ibn Avniu ka thënë: “Nga Jahjai.” Ka thënë: “E kam dëgjuar Amrën duke thënë: “E kam dëgjuar Aishen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 456

Hadithe të ngjashme: Shiko (23)

Fjalë të panjohura?