Sahihu i Buhariut — Hadithi 457
71. Nënkapitulli: Gjykimi brenda xhamisë dhe pandashmëria nga borxhliu (për t’ia kërkuar borxhin)
457. Nga: Kab ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Abdullah ibn Kab ibn Maliku se Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, duke qenë në xhami, i kërkoi Ibn Ebu Hadredit t'i kthente një borxh. (Mes tyre shpërtheu një zënkë, ndaj) u ngritën zërat, saqë i Dërguari i Allahut ﷺ i dëgjoi në shtëpinë e vet. Doli, e ngriti perden e derës dhe thirri:
- “O Kab!”
- Të përgjigjem, o i Dërguari i Allahut! - tha Kabi.
- “Falja një pjesë të borxhit!” - dhe bëri me shenjë: gjysmën.
- Atëherë, po ia fal, o i Dërguari i Allahut!
- “Ngrihu dhe ktheja borxhin (e mbetur)!” - i tha tjetrit.