Sahihu i Buhariut — Hadithi 459
73. Nënkapitulli: (Përmendja e) ndalimit të tregtimit të verës në xhami
459. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur zbritën ajetet e sures Bekare përkitazi me kamatën, Pejgamberi ﷺ doli në xhami dhe ua lexoi njerëzve, e pastaj ua ndaloi edhe tregtinë me verë.”