Sahihu i Buhariut — Hadithi 461

75. Nënkapitulli: Lidhja e robit të luftës ose borxhliut në xhami

461. Nga: Ebu Hurejra

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: na kanë rrëfyer Revhu dhe Muhamed ibn Xhaferi, e këta nga Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dje, teksa falesha, m'u shfaq befas një ifrit xhin, - ose e tha: një fjalë të ngjashme, - i cili donte të ma ndërpriste namazin. Allahu ma mundësoi (ta mbërtheja). Doja ta lidhja në një shtyllë të xhamisë, që të mund ta shihnit të gjithë, mirëpo m'u kujtua fjala e vëllait tim, Sulejmanit: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush pas meje!” (Sad, 35)

Revhu ka thënë: “Dhe e ktheu të poshtëruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 461

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?