Sahihu i Buhariut — Hadithi 462
76. Nënkapitulli: Larja e atij që e pranon Islamin dhe lidhja e robit të luftës në xhami
Shurejhu urdhëronte që borxhliu të lidhej në shtyllë të xhamisë.
462. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë në drejtim të Nexhdit. Ata u kthyen me një pjesëtar të fisit benu hanife, që quhej Thumame ibn Uthali. E lidhën për shtylle të xhamisë, ndërsa Pejgamberi ﷺ doli dhe tha: “Zgjidheni Thumamen.” Ai shkoi te një kopsht hurmash afër xhamisë dhe u pastrua, pastaj hyri në xhami dhe tha: “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve ene Muhameden Resulullah. (Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut).”