Sahihu i Buhariut — Hadithi 465
79. Nënkapitull
465. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, gjatë një nate të errët dy shokë të Pejgamberit ﷺ dolën nga shtëpia e tij dhe atyre iu paraqitën dy drita si fanarë të cilat ia ndriçonin rrugën. Kur u ndanë, me secilin shkoi nga një dritë, derisa arritën në shtëpitë e tyre.