Sahihu i Buhariut — Hadithi 469
82. Nënkapitulli: Dispozita e hyrjes së idhujtarit në xhami
469. Nga: Ebu Hurejra
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seid ibn Ebu Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ nisi një ekspeditë në drejtim të Nexhdit. Kur u kthyen, me vete kishin edhe një pjesëtar të fisit benu hanife (të zënë rob), që quhej Thumame ibn Uthali, të cilin e lidhën në një prej shtyllave të xhamisë.”