Sahihu i Buhariut — Hadithi 516
106. Nënkapitulli: Të mbajturit e fëmijës femër ngryk gjatë namazit
516. Nga: Ebu Katade Sulemiu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Amir ibn Abdullah ibn Zubejri, e ky nga Amër ibn Sulejm Zurakiu se Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ falej ndërsa në krah mbante Umamen, të bijën e Zejnebës dhe Ebu As ibn Rebias, (njëherazi Zejnebja ka qenë) e bija e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kur binte në sexhde, atë e vendoste në tokë, e, kur ngrihej, e mbante sërish në krah.