77. Veshjet

1. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Madhëruar: “Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë që Allahu i krijoi për robërit e vet?”

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Hani, pini, vishuni dhe jepni sadaka, pa e tepruar dhe pa mendjemadhësi.” Ibn Abasi ka thënë: "Ha çka të duash, vish çka të duash, por largoju këtyre dyjave: teprimit dhe mendjemadhësisë."

5783. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e këtij i ka treguar Nafiu, Abdullah ibn Dinari dhe Zejd ibn Eslemi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk do ta shikojë (Ditën e Kiametit) atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5783

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Ai që e tërheq rrobën zvarrë pa mendjemadhësi

5784. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejr ibn Muaviu, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia, Allahu nuk do ta shikojë Ditën e Kiametit.” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, njëra anë e rrobës sime lëshohet, përveçse kur kujdesem për të!” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ti nuk e bën këtë nga mendjemadhësia.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5784

Fjalë të panjohura?

5785. Nga: Ebu Bekrete

Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulala, e ky nga Junusi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa ishim te Pejgamberi ﷺ, u eklipsua Dielli, e në atë rast ai doli duke e tërhequr rrobën zvarrë nga të nxituarit, derisa arriti në xhami. Njerëzit vërshuan mbrapa tij. Kështu, ai ua fali dy rekate, derisa Dielli u shfaq sërish (pas eklipsit).” Pastaj u kthye nga ne dhe tha: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut. Kur të ndodhë kjo, faluni dhe luteni Allahun, derisa ta largojë (eklipsin).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5785

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Ngritja e rrobave deri në gjysmë të kërcirit

5786. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Shumejli, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Ebu Zaide, e këtij i ka rrëfyer Avni ibn Ebu Xhuhajfe, e ky nga babai i tij se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pastaj, e pashë Bilalin, i cili solli një shkop dhe e nguli në tokë, më pas bëri ikametin për namaz. E pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke dalë veshur me një palë rroba, të ngritura (deri në gjysmë të kërcirit). Kështu, i fali dy rekate përballë shkopit, ndërkohë njerëzit dhe kafshët kalonin para tij, matanë shkopit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5786

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Ajo që është nën nyjë, do të jetë në Zjarr

5787. Nga: Ebu Hurejra

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pjesa e rrobës së poshtme që është nën nyjë, do të jetë në Zjarr.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5787

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Ai që e tërheq rrobën e tij nga mendjemadhësia

5788. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, Allahu nuk do ta shikojë atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga arroganca.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5788

Fjalë të panjohura?

5789. Nga: Ebu Hurejra

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, - ose ka thënë: Ebu Kasimi ﷺ, - ka thënë: “Teksa një njeri i veshur me një palë rroba po ecte me vetëpëlqim, me flokë të gjatë e të krehur, Allahu e fundosi (në tokë), dhe vazhdon të fundoset deri në Ditën e Kiametit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5789

Fjalë të panjohura?

5790. Nga: Abdullah ibn Omeri

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Teksa një njeri e tërhiqte zvarrë rrobën e tij të poshtme, e përpiu toka, dhe vazhdon të fundoset në tokë deri në Ditën e Kiametit.”

Transmetimin e Abdurrahman ibn Halidit e fuqizon Junusi nga Zuhriu, ndërkaq Shuajbi nuk ia ka atribuuar Zuhriut. Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: “Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij nga xhaxhai i tij Xherir ibn Zejdi, i cili ka thënë: “Isha me Salimin, të birin e Abdullah ibn Omerit, pranë derës së shtëpisë së tij kur më tha: “E kam dëgjuar Ebu Hurejrën, i cili e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ”, ngjashëm.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5790

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5791. Nga: Abdullah ibn Omeri

Matar ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Shebabi, e këtij i ka treguar Shuëbe se e ka takuar Muharib ibn Ditharin sipër një kali, rrugës për të kryer një nevojë të tijën, e në atë rast, pasi e pyeta për këtë hadith, Abdullah Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij nga mendjemadhësia, Allahu nuk do ta shikojë Ditën e Kiametit.”
Shuëbe tha: “E pyeta Muharibin: “A e përmendi rrobën e poshtme?”
- Nuk e specifikoi as rrobën e poshtme, as këmishën, - tha Muharibi.

Transmetimin e Shuëbes e kanë fuqizuar Xhebele ibn Suhejmi, Zejd ibn Eslemi dhe Zejd ibn Abdullahu nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Njëjtë transmeton Lejthiu nga Nafiu, e ky i fundit nga Ibn Omeri.Po ashtu, këtë transmetim e fuqizon edhe Musa ibn Ukbe, Omer ibn Muhamedi dhe Kudame ibn Musai nga Salimi, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ: "Atë që e tërheq zvarrë rrobën e tij...”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5791

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Rroba e poshtme me thekë (tufë fijesh)

Transmetohet se Zuhriu, Ebu Bekër ibn Muhamedi, Hamza ibn Ebu Usejdi, Muavije ibn Abdullah ibn Xhaferi kanë veshur rroba me thekë.

5792. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Teksa isha ulur tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërkohë Ebu Bekri ishte aty, gruaja e Rifa Kuredhiut erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, kam qenë e martuar me Rifanë, por më shkurorëzoi dhe, pasi përfundoi koha e pritjes (e u përmbush shkurorëzimi i përhershëm), u martova me Abdurrahman ibn Zubejrin. Por, për Allahun, o i Dërguari i Allahut, ai e ka (organin të dobët) sikurse një cep rrobe" - dhe kapi një thekë të xhilbabit të saj. Halid ibn Seidi, duke qenë te dera, meqë nuk iu lejua të hyjë, i dëgjoi fjalët e saj dhe tha: “O Ebu Bekër, a nuk po e ndalon këtë grua të shprehet ashtu para të Dërguarit të Allahut ﷺ?!” Për Zotin, i Dërguari i Allahut ﷺ nuk shtoi asgjë, thjesht buzëqeshi dhe i tha asaj: “Dëshiron të kthehesh te Rifai? Jo, pa i shijuar ai marrëdhëniet intime me ty dhe ti me të (Abdurrahmanin).” Pas kësaj kjo mbeti sunet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5792

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

7. Nënkapitulli: Rrobat e pjesës së sipërme të trupit

Enesi ka thënë: "Një beduin e tërhoqi Pejgamberin ﷺ për rrobe të sipërme."

5793. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka treguar Husejn ibn Aliu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e kërkoi rrobën e vet të sipërme, e veshi dhe u nis, ndërsa unë dhe Zejd ibn Harithe e ndoqëm prapa. Vazhdoi të ecte derisa arriti në shtëpinë ku ndodhej Hamzai. Aty kërkoi leje për të hyrë dhe ata i lejuan.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5793

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

8. Nënkapitulli: Veshja e këmishës

Fjala e Allahut të Madhëruar ku tregon për Jusufin: “Ju shkoni me këtë këmishën time dhe hidhjani atë babait tim në fytyrë, e atij do t’i kthehet shikimi...” (Jusuf, 93)

5794. Nga: Abdullah ibn Omeri

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një njeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut, çfarë rrobash duhet të veshë muhrimi?”
Pejgamberi ﷺ i tha: “Muhrimit nuk i lejohet të veshë këmishë, as shallvare, as pardesy e as meste, përveç nëse nuk mund të gjejë sandale, atëherë le të mbathë diçka që vjen deri nën nyjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5794

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

5795. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Abdullah ibn Othmani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ shkoi tek Abdullah ibn Ubeji pasi e kishin lëshuar në varr dhe urdhëroi të nxirrej. Ata ia vendosën atë mbi gjunjë, e ai e lagu me pështymë dhe e mbështolli me këmishën e vet. Allahu e di më së miri.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5795

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5796. Nga: Abdullah ibn Omeri

Sadaka na ka thënë: Na ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur vdiq Abdullah ibn Ubeji, djali i tij erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, ma jep këmishën tënde, që me të ta qefinos (babanë tim), e falja namazin dhe kërko falje për të.” I Dërguari i Allahut ﷺ ia dha këmishën dhe i tha: “Kur ta përgatitësh, na lajmëro.” Pasi e përgatiti, ai e lajmëroi, e në atë rast Pejgamberi ﷺ shkoi t'ia falë namazin, por Omeri e tërhoqi dhe i tha:
- A nuk ta ka ndaluar Allahu që hipokritëve t'ua falësh namazin e xhenazes?
- “Kërko falje për ta, ose mos kërko. Por, edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'ua falë...” (Teube, 80) - recitoi Pejgamberi ﷺ.

Atëherë zbriti ajeti: “Asnjërit prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje a vizitë)...” (Teube, 84) Pas kësaj Pejgamberi ﷺ nuk ua fali më namazin e xhenazes (hipokritëve).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5796

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Gryka e këmishës është te gjoksi

5797. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amiri, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Nafiu, e ky nga Haseni, e ky nga Tavusi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koprraci dhe dorëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta, me duar të ngjitura, nga gjoksi deri te supet. Sa i përket dorëdhënësit, sa herë që jep një lëmoshë, i zgjatet (rroba) derisa t'ia mbulojë majat e gishtërinjve dhe t'ia fshijë gjurmët e (këmbëve të) tij. Ndërkaq, sa herë që koprraci dëshiron të japë lëmoshë, çdo hallkë (e parzmores) i tkurren në vendin e vet.”
Ebu Hurejra thotë: “E pashë të Dërguarin e Allahut duke bërë me gisht kështu në grykën (e rrobës). Sikur ta shihje, ndonëse mundohej ta zgjeronte, ajo nuk i zgjerohej.”

Transmetimin e Hasenit e fuqizojnë i biri i Tavusit nga babai i tij, dhe Ebu Zinadi, nga Arexhi, në lidhje me dy xhybet. Ndërkaq, Handhale ka thënë: “E kam dëgjuar Tavusin, e ky e ka dëgjuar Ebu Hurejrën duke thënë: “Dy xhybet.” Po ashtu Xhafer ibn Rebia transmeton nga Arexhi (se ka thënë): “Dy xhybet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5797

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitulli: Ai që vesh xhybe me mëngë të ngushta në udhëtim

5798. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Duha, e këtij i ka treguar Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë (në një udhëtim), Pejgamberi ﷺ u ndal për të kryer nevojën. Pasi u kthye, unë i shërbeva me ujë, e ai mori abdes duke pasur veshur një xhybe të Shamit. Kështu, shpëlau gojën e hundën, lau fytyrën dhe, kur tentoi t'i nxjerrë duart nga mëngët (nuk arriti), sepse ishin të ngushta, andaj i nxori nga poshtë trupit (nga brenda) dhe i lau duart, pastaj u dha mes'h kokës dhe mesteve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5798

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

11. Nënkapitulli: Veshja e xhybes së leshtë në betejë

5799. Nga: Mugire ibn Shuëbe

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e ky nga Amiri, e ky nga Urve ibn Mugire se babai i tij Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim gjatë natës, më tha: “A ke ujë me vete?”
- Po, - i thashë.
Atëherë zbriti prej kafshës dhe u largua derisa u fsheh nga unë në errësirën e natës. Kur u kthye, unë i hodha ujë me calik e ai lau fytyrën dhe dy duart, ndërkohë kishte të veshur një xhybe prej leshi, kështu që nuk arriti t'i nxjerrë parakrahët prej saj, prandaj i nxori nga ana e poshtme (e brendshme) e xhybes. I lau parakrahët, i dha mes'h kokës, pastaj unë desha t'ia zbath mestet, por ai më tha: “Lëri, sepse i kam mbathur të pastra (me abdes)”, - dhe u dha mes'h atyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5799

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitulli: Kabai dhe manteli prej mëndafshi

Kaba: është lloj xhybeje prej mëndafshi, e cila ka të çarë nga mbrapa.

5800. Nga: Misver ibn Mahremi

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ shpërndau disa xhybe, por Mahremit nuk i dha asgjë.” Ai tha: “O biri im, eja të shkojmë tek i Dërguari i Allahut ﷺ.” Kështu, shkuam së bashku dhe (kur arritëm) më tha: “Hyr e thirre.” Kur e thirra, ai doli me një xhybe prej atyre (që kishte ndarë) dhe tha: “Këtë ta kemi ruajtur ty.” Mahremi e shikoi Pejgamberin ﷺ dhe tha: “Tani Mahremi është i kënaqur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5800

Fjalë të panjohura?

5801. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ iu dhurua një mantel i mëndafshtë. Një ditë, e veshi dhe, pasi u fal me të, shkoi dhe e zhveshi me nxitim, sikur ta urrente atë dhe tha: “Kjo nuk u takon të devotshmëve.”

Transmetimin e Kutejbe ibn Seidit e fuqizon Abdullah ibn Jusufi nga Lejthiu, ndërkaq të tjerët kanë thënë: “Mantel mëndafshi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5801

Fjalë të panjohura?

13. Nënkapitulli: Pardesytë

5802. Nga: Jahja ibn Ebu Is'haku

Musededi më ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri se Sulejman Tejmiu tregon: “E kam parë Enesin me pardesy të verdhë prej mëndafshi dhe leshi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5802

Fjalë të panjohura?

5803. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë rrobash duhet të veshë muhrimi?” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Mos vishni këmisha, as çallma, as shallvare, as pardesy, as meste; përveç nëse dikush nuk posedon sandale, atëherë le t'i mbathë mestet, por le t'i shkurtojë paksa, që të jenë nën nyja; as mos vishni rroba të parfumuara.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5803

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

14. Nënkapitulli: Shallvaret

5804. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Xhabir ibn Zejdi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që nuk gjen izar, le të veshë shallvare, ndërsa ai që nuk gjen sandale, le të mbathë meste.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5804

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

5805. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një burrë u ngrit dhe pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Çfarë na urdhëron të veshim kur të hyjmë në ihram?” Pejgamberi ﷺ tha: “Mos vishni këmishë, as shallvare, as çallmë, as pardesy, as meste; përveç nëse dikush nuk posedon sandale, atëherë le t'i mbathë mestet, por le të jenë nën nyja; as mos vishni rroba të parfumuara.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5805

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: Çallmat

5806. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muhrimi të mos veshë këmishë, as çallmë, as shallvare, as pardesy, as rrobë të parfumuar, as meste; përveç nëse dikush nuk posedon sandale, e, përderisa nuk gjen të tilla, atëherë le t'i shkurtojë (mestet) paksa, që të jenë nën nyja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5806

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Mbështjellja e kokës dhe e pjesës më të madhe të fytyrës

Ibn Abasi ka thënë: "Pejgamberi ﷺ doli, ndërkohë në kokë kishte një çallmë të zezë." Enesi ka thënë: "Pejgamberi ﷺ lidhi në kokë një pjesë të teshës."

5807. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa muslimanë u shpërngulën (nga Meka) në Abisini. Edhe Ebu Bekri u përgatit për hixhret, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos u ngut, sepse shpresoj se edhe mua do të më jepet leja (për hixhret).”
- Vërtet po shpreson, me babë kurban t'u bëfsha? - e pyeti Ebu Bekri.
- “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Kështu, Ebu Bekri u ndal për ta shoqëruar Pejgamberin ﷺ dhe, katër muaj rresht, tuboi ushqim për dy deve të tij.
Aishja vazhdon: “Një ditë, teksa ne ishim ulur në shtëpinë tonë në mesditë, dikush i tha Ebu Bekrit: “Ja, po vjen i Dërguari i Allahut ﷺ, me kokë të mbështjellë. Ai nuk e kishte zakon të vinte në këtë kohë.” Ebu Bekri tha: “Kurban iu bëfsha me babë e nënë! Betohem në Allahun se nuk ka ardhur në këtë kohë veçse për një gjë të rëndësishme.”
Pejgamberi ﷺ erdhi dhe kërkoi leje për të hyrë. Ebu Bekri i dha leje dhe ai, me të hyrë, i tha Ebu Bekrit: “Largoji njerëzit prej shtëpisë.”
- Janë familja jote, me babë kurban t'u bëfsha, o i Dërguari i Allahut! - tha Ebu Bekri.
- “Më është lejuar të bëj hixhret”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
- A do të jem shoqërues, me babë kurban t'u bëfsha, o i Dërguari i Allahut? - pyeti Ebu Bekri.
- “Po”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
- Merr njërën prej këtyre dy deveve, me babë kurban t'u bëfsha, o i Dërguari i Allahut! - tha Ebu Bekri.
- “Vetëm me pagesë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.
Aishja vazhdon: “Kështu, i përgatitëm mirë e mirë dhe ua bëmë gati ushqimin në një çantë. Esma, bija e Ebu Bekrit, ndau një pjesë të shokës dhe me të e lidhi grykën e çantës, gjë për të cilën është quajtur “Zonja e dy shokave”. Pastaj, Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri shkuan në një shpellë në kodrën Theur, ku qëndruan tri net. Abdullahu, i biri i Ebu Bekrit, i cili ishte një djalosh i shkathët dhe i zgjuar, e kalonte natën me ta, e pastaj nga fundi i natës largohej prej aty dhe gdhinte me kurejshët në Mekë, sikur e kishte kaluar natën aty. Sa herë që dëgjonte diçka në lidhje me kurthet e planifikuara kundër atyre të dyve, e mbante në mend mirë dhe, posa binte nata, vente tek ata për t'ua kumtuar. Ndërkaq, Amir ibn Fuhejra, rob i liruar i Ebu Bekrit, kulloste një tufë delesh për ata dy, pastaj, me të kaluar një pjesë e natës, i çonte ato pranë tyre dhe kështu e kalonin natën duke pirë qumësht të freskët; ndërsa në agim, largohej prej aty. Kështu veproi tri net.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5807

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Helmeta

5808. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Zuhriu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, vitin e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë me përkrenare në kokë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5808

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

18. Nënkapitulli: Cibuni, pelerina dhe guna

Hababi tregon: "Ne iu ankuam Pejgamberit ﷺ teksa ishte shtrirë mbi një cibun."

5809. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecja me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili kishte veshur një pelerinë të trashë nexhrane, një beduin e rrëmbeu për pelerine dhe e tërhoqi me ashpërsi, saqë skajet e saj i lanë shenja Pejgamberit ﷺ në qafë, për shkak të tërheqjes së fuqishme, e i tha: “O Muhamed, më ndaj një hise nga pasuria e Allahut që gjendet te ti!” I Dërguari i Allahut ﷺ u kthye nga ai, buzëqeshi dhe urdhëroi t'i jepej diçka.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5809

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5810. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
- Një grua solli një pelerinë. E dini ç'është pelerina?
- Po, petk i gjatë i qëndisur në skaje, - iu përgjigjën të pranishmit.
Pastaj vazhdoi: “Gruaja në fjalë i tha Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, e kam thurur me dorën time dhe ta kam sjellë që ta veshësh.”
I Dërguari i Allahut ﷺ e mori ngaqë kishte nevojë për të. Kur doli ndër ne, ndërkohë e kishte mbështjellë si rrobë të poshtme, njëri prej të pranishmëve e preku me dorë dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut, mund të ma japësh?
- “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Pejgamberi ﷺ, pasi qëndroi aty aq sa deshi Allahu, shkoi ta palosë dhe ia dërgoi këtij personi pelerinën në fjalë.

Njerëzit i thanë: “Nuk bëre mirë që ia kërkove! Ti e dije se ai nuk refuzon askënd që i kërkon diçka!”
Ai tha: “Betohem në Allahun se nuk ia kërkova për diçka tjetër përveçse për të qenë qefini im, ditën kur të vdes.”
Sehli tha: “Dhe, ashtu ndodhi, ajo i shërbeu si qefin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5810

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5811. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Një grupi njerëzish prej shtatëdhjetë mijë personash, nga umeti im, që do të hyjnë në Xhenet, fytyrat do t'u ndriçojnë sikurse Hëna.” Ukashe ibn Mihsan Esediu brofi në këmbë duke mbajtur me dorë një rrobë të larmë dhe tha: “Lute Allahun për mua, o i Dërguari i Allahut, që të më bëjë prej tyre!” Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, bëje atë prej tyre!”
Pastaj u ngrit edhe një burrë ensar dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, lute Allahun të më bëjë prej tyre!” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Ta kaloi Ukashe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5811

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5812. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Amër ibn Asimi na ka thënë: Na ka treguar Hemami se Katadja tregon: “E pyeta Enesin: Cila rrobë i pëlqente më së shumti Pejgamberit ﷺ?” Ai tha: “Hibera.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5812

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5813. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Ebu Esvedi më ka thënë: Na ka treguar Muadhi, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Rroba që më së shumti i pëlqente Pejgamberit ﷺ ta vishte ishte hibera.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5813

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5814. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahman ibn Aufi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Kur vdiq i Dërguari i Allahut ﷺ, u mbulua me një pelerinë (jemenase) si cibun.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5814

Fjalë të panjohura?

19. Nënkapitulli: Rrobat (e jashtme) dhe rrobat me figura

5815. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi

5815. 5816. Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Aishja dhe Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kapluan dhimbjet e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një rrobë me ngjyra. E, kur i pushonin dhimbjet, e zbulonte fytyrën. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve të tyre i kanë bërë faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5815

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

5816. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi

5815. 5816

Referenca: Sahihu i Buhariut 5816

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5817. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u fal me një rrobë me ngjyra dhe (gjatë namazit) u hodhi një shikim ngjyrave (të cilat e shpërqëndruan). Pasi dha selam nga namazi, tha: “Kthejani këtë rrobë Ebu Xhehmit, sepse pak më parë më hutoi në namaz, dhe më sillni një rrobë të Ebu Xhehmit pa ngjyra” - e ky është i biri i Hudhejfe ibn Ganimit nga fisi i Adij ibn Kabit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5817

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5818. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Humejd ibn Hilali se Ebu Burde tregon: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na tregoi një rrobë dhe një izar të trashë, pastaj tha: “Në këto dy rroba i është marrë shpirti Pejgamberit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5818

Fjalë të panjohura?

20. Nënkapitulli: Mbështjellja e trupit me një rrobë duke i bllokuar duart në të

5819. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Hubejbi, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar dy lloje të shitblerjes: mulamesen dhe munabedhen. Po ashtu ka ndaluar dy namaze: pas namazit të sabahut derisa dielli të ngrihet dhe pas namazit të ikindisë derisa dielli të perëndojë. Po ashtu, ka ndaluar që njeriu të mbështillet me një rrobë pa pasur diçka mes tij dhe qiellit (rrezikon t'i duket pjesa e turpshme), si dhe ka ndaluar që trupi të mbështillet me një rrobë duke i bllokuar duart në të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5819

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

5820. Nga: Ebu Seid Hudriu

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Sadi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar dy veshje dhe dy shitblerje: mulamesen dhe munabedhen në shitblerje. Mulamese është kur blerësi e prek rrobën, natën a ditën, dhe kjo i mjafton për zgjedhje, kurse munabedhe është kur njeriu ia hedh tjetrit rrobën dhe i dyti ia hedh të parit rrobën, shitblerje kjo e cila bëhet pa e shikuar mallin dhe pa pasur zgjedhje. Dy veshjet janë: që ta vendosë rrobën në njërin sup, kurse anën tjetër e zbulon pa pasur asgjë, si dhe veshja e dytë është mbështjellja me një rrobë, duke qenë ulur dhe pa e mbuluar pjesën e turpshme.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5820

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

21. Nënkapitulli: Mbështjellja në një rrobë të vetme

5821. Nga: Ebu Hurejra

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar dy veshje: që njeriu të mbështillet me një rrobë pa e mbuluar pjesën e turpshme dhe të mbulohet me një rrobë (në njërën anë) pa e mbuluar anën tjetër. Po ashtu, ka ndaluar mulamesen dhe munabedhen.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5821

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

5822. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muhamedi më ka thënë: Më ka rrëfyer Mahledi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që trupi të mbështillet me një rrobë duke i bllokuar duart në të, si dhe që njeriu të mbështillet me një rrobë pa e mbuluar pjesën e turpshme.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5822

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

22. Nënkapitulli: Rroba e zezë me larime

5823. Nga: Umu Halid bint Halid ibn Saidi

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Seidi, e ky nga babai i tij Seid ibn Fulan [i cili është vetë Amër] Ibn Seid ibn Asi se Umu Halid bint Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i sollën disa rroba, ndër të cilat ishte edhe një rrobë e vogël dhe e zezë me larime. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kujt po thoni t'ia veshim këtë?” Ata heshtën, andaj ai tha: “Silleni Umu Halidin.” E sollën atë duke e mbajtur në krahë. Pejgamberi ﷺ e mori rrobën në fjalë dhe ia veshi asaj me dorën e tij, pastaj i tha: “U rritsh dhe e grissh!” Ajo rrobë kishte një larë të gjelbër ose të verdhë. Pejgamberi ﷺ tha: “Oj Umu Halid, kjo është e bukur.”1

Referenca: Sahihu i Buhariut 5823

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5824. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Ibn Avniu, e ky nga Muhamedi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur lindi Umu Sulejmi, më tha: “O Enes, shiko të mos hajë kjo foshnjë asgjë pa e dërguar te Pejgamberi ﷺ, që ai t'ia njomë gojën (me hurma të përtypura). Kështu, unë e dërgova atë, kur ja, Pejgamberi ﷺ ishte në një kopsht, veshur me një rrobë të larme hurejthije (të zezë), ndërkohë ishte duke i damkosur devetë që i kishin ardhur në vitin e Çlirimit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5824

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

23. Nënkapitulli: Rrobat e gjelbra

5825. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka rrëfyer Ejubi se Ikrime tregon: “Rifai e shkurorëzoi gruan e tij, e më pas atë grua e martoi Abdurrahman ibn Zubejr Kuredhiu. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shton: “Ajo kishte të veshur një mbulesë të gjelbër.
Kështu, ajo iu ankua Aishes dhe ia tregoi shenjat e gjelbra në lëkurën e saj, - ndërkohë gratë i ndihmojnë njëra-tjetrës, - e, kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, Aishja tha: “Nuk kam parë sikurse besimtaret që ballafaqohen (me vështirësi)! Lëkura e saj është më e gjelbër se rroba e saj.”
Burri i saj dëgjoi se ajo kishte shkuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj vajti me dy djem të tij, që i kishte me një grua tjetër. Ajo tha: “Për Allahun, unë nuk jam e padëgjueshme ndaj tij, por organi i tij nuk më mjafton, aq sa më mjafton kjo" - dhe kapi një cep të rrobës së saj. Atëherë burri tha: “Për Allahun, po gënjen, o i Dërguari i Allahut, unë e shkund atë siç shkundet lëkura, por prapë ajo është e padëgjueshme, sepse dëshiron të kthehet te Rifai. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nëse është kështu, ti nuk i lejohesh atij (Rifait), ose ti nuk bën për të (Rifain) derisa burri yt t'i shijojë marrëdhëniet me ty.” Pejgamberi ﷺ ia pa atij dy djemtë dhe e pyeti: “Djemtë e tu janë këta?”
- Po, - tha ai.
- “Ky (burri yt i dytë) është ai për të cilin ti po pretendon atë që po pretendon?! Për Allahun, këta i përngjakan atij (babait të tyre) më shumë sesa korbi që i përngjan korbit”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5825

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

24. Nënkapitulli: Rrobat e bardha

5826. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi

Is'hak ibn Ibrahim Handhaliu na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Misari, e ky nga Seid ibn Ibrahimi, e ky nga babai i tij se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Uhudit, i kam parë dy njerëz, njërin në anën e majtë, tjetrin në anën e djathtë të Pejgamberit ﷺ dhe kishin rroba të bardha. Kurrë më herët s'i kisha parë ata, e as i kam parë më tjetër herë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5826

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5827. Nga: Ebu Dherr Gifariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Husejni, e ky nga Abdullah ibn Burejde, e ky nga Jahja ibn Jameri, e këtij i ka treguar Esved Diliu se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, ndërkohë ai ishte duke fjetur dhe kishte të veshur një rrobë të bardhë. Më pas, prapë shkova, ndërkohë ai ishte zgjuar dhe tha: “Çdo njeri që thotë “la ilahe il-lallah”, pastaj vdes në këtë gjendje, do të hyjë në Xhenet.”
- Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh? - e pyeta.
- “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh”, - tha Pejgamberi ﷺ.
- Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh?! - pyeta prapë.
- “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh”, - tha Pejgamberi ﷺ.
- Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh?! - e pyeta.
- “Edhe nëse bën zina, edhe nëse vjedh, edhe në mos i pëlqeftë Ebu Dherrit”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Sa herë që Ebu Dherri e tregonte këtë hadith, thoshte: “... edhe në mos i pëlqeftë Ebu Dherrit.”
Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Kjo gjë është para vdekjes, nëse pendohet e bëhet pishman dhe thotë: “La ilahe il-lallah”, i falet atij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5827

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

25. Nënkapitulli: Veshja e mëndafshit për burrat dhe masa që u lejohet ta veshin

5828. Nga: Omer ibn Hatabi

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Ebu Othman Nehdiu tregon: “Teksa ishim me Utbe ibn Ferkadin në Azerbajxhan, na erdhi letra prej Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar mëndafshin (për burrat), përveç kaq - dhe tregoi me dy gishtat që vijnë pas gishtit të madh.”
Ebu Othmani thotë: “Për aq sa e dimë, kishte për qëllim larimet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5828

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

5829. Nga: Omer ibn Hatabi

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Asimi se Ebu Othman Nehdiu tregon: “Teksa ishim në Azerbajxhan, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na shkroi se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar veshjen e mëndafshit (për burrat), përveç kaq - dhe Pejgamberi ﷺ na i tregoi dy gishtat e tij.”
Zuhejri, e ngriti gishtin tregues dhe të mesëm.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5829

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

5830. Nga: Omer ibn Hatabi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Tejmiu se Ebu Othman Nehdiu tregon: “Teksa ishim me Utben, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i shkroi atij se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse mëndafshi vishet në dynja, nuk do të vishet në ahiret.”
Ebu Othmani tregoi me dy gishta: me gishtin tregues dhe të mesmin.

Hasen ibn Omeri na ka thënë: “Na ka treguar Muëtemiri, e këtij i ka treguar babai i vet, e këtij i ka treguar Ebu Othmani, duke bërë me shenjë me dy gishtat e tij, treguesin dhe të mesmin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5830

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

5831. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi se Ebu Lejla tregon: “Teksa Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ishte në Medain, kërkoi ujë. Dihkani i solli një enë të argjendtë me ujë, por ai e gjuajti me të dhe tha: “Nuk e gjuajta për tjetër, veçse për shkak se unë ia ndalova këtë e ai nuk iu bind ndalesës. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ari, argjendi, mëndafshi dhe veshjet e përziera me mëndafsh janë për ta (jobesimtarët) në dynja, kurse për ju në ahiret.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5831

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

5832. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi - ndërkohë Shuëbe thotë: E pyeta (Abdulazizin): A e transmeton nga Pejgamberi ﷺ? Tha: Pa dyshim se nga Pejgamberi ﷺ, - se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e vesh mëndafshin në dynja, nuk do ta veshë në ahiret.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5832

Fjalë të panjohura?

5833. Nga: Abdullah ibn Zubejri

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi se Thabiti tregon: “Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke mbajtur hutben, tregoi se Muhamedi ﷺ ka thënë: “Ai që e vesh mëndafshin në dynja, nuk do ta veshë në ahiret.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5833

Fjalë të panjohura?

5834. Nga: Omer ibn Hatabi

Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Ebu Dhubjani, aleati i Ibn Kabit, e ky e ka dëgjuar Ibn Zubejrin se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e vesh mëndafshin në dynja, nuk do ta veshë në ahiret.”

Ebu Mameri na ka thënë: “Na ka treguar Abdulvarithi nga Jezidi se Muadhja ka thënë: “Umu Amër bint Abdullahu më ka treguar: “E kam dëgjuar Abdullah ibn Zubejrin, e ky e ka dëgjuar Omerin, e ky ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ, ngjashëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5834

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

5835. Nga: Omer ibn Hatabi

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri se Imran ibn Hitani tregon: “E pyeta Aishen për mëndafshin, por ajo më tha: “Shko pyete Ibn Abasin.” Kështu, e pyeta Ibn Abasin, i cili më tha: “Pyete Ibn Omerin.” E, kur e pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), më tha: “Më ka treguar Ebu Hafsi, domethënë Omer ibn Hatabi, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mëndafshin e vesh në dynja ai që nuk ka hise në ahiret.”
Imrani shton: “Të vërtetën e ka thënë. Ebu Hafsi dhe nuk gënjen ndaj të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Abdullah ibn Rexhai ka thënë: “Na ka treguar Harbi nga Jahjai, e këtij i ka treguar Imrani hadithin në fjalë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5835

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

26. Nënkapitulli: Ai që e prek mëndafshin, pa e veshur atë

Po ashtu transmetohet nga Zubejdiu, e ky nga Zuhriu, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

5836. Nga: Bera ibn Azibi

Ubejdullah ibn Musai transmeton nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i dhuruan një rrobë prej mëndafshi. Ne filluam ta preknim dhe çuditeshim me të, por Pejgamberi ﷺ tha: “Po çuditeni me këtë?”
- Po, - i thamë.
- Mindilët (shamitë e dorës) e Sad ibn Muadhit në Xhenet janë më të mira se kjo”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5836

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

27. Nënkapitulli: Shtruarja e mëndafshit

Abide ka thënë: "Shtruarja është sikurse veshja e tij."

5837. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky e ka dëgjuar Ibn Ebu Nexhihun, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ na ka ndaluar të hamë e të pimë në enë të arit e të argjendit. Po ashtu, (na ka ndaluar) veshjen e mëndafshit dhe rrobave të përziera me mëndafsh, si dhe të ulemi në to.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5837

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

28. Nënkapitulli: Veshja e kasijit

Asimi transmeton nga Ebu Burde se ka thënë: "E pyeta Aliun: "Ç'është kasiji?" Më tha: "Rroba që na kanë ardhur prej Shamit ose prej Egjiptit, me vija prej mëndafshi dhe me figura të ngjashme me qitrot. Kurse byrde quhej ajo që gratë e thurnin për burrat e tyre, sikur kadife, të cilat i shtronin për t'u ulur mbi to. Xheriri, duke transmetuar hadithin e Jezidit, thotë: "Kasiji është rrobë me vija prej mëndafshi që vinte prej Egjiptit, kurse byrdeja është prej lëkurës së egërsirave." Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: "Fjala e Asimit ka ardhur me më shumë rrugë dhe është më e saktë."

5838. Nga: Bera ibn Azibi

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Eshath ibn Ebu Shaëthai, e këtij i ka treguar Muaviu ibn Suvejd ibn Mukarrini se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka ndaluar shalën (shtrojën) e kuqe të mëndafshtë dhe veshjet e mëndafshta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5838

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

29. Nënkapitulli: Mëndafshi lejohet për burrat që kanë zgjebe

5839. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ua lejoi Zubejrit dhe Abdurrahmanit të veshin mëndafsh, për shkak të zgjebes që kishin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5839

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

30. Nënkapitulli: Mëndafshi për gratë

5840. Nga: Ali ibn Ebu Talibi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe. [t]: Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulmelik ibn Mejsera, e ky nga Zejd ibn Vehbiu se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dhuroi një palë rroba të thurura pjesërisht me mëndafsh dhe, kur dola i veshur me të, vërejta pakënaqësinë në fytyrën e tij, andaj atë rrobë ua dhurova grave të mia.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5840

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5841. Nga: Omer ibn Hatabi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) pa një palë rroba të thurura pjesërisht me mëndafsh që shiteshin dhe tha:
- O i Dërguari i Allahut, sikur t'i blije këto e t'i vishje nëpër takime me delegacionet që të vijnë, si dhe ditën e xhuma?
- “Këto i veshin vetëm ata që nuk kanë hise (në botën tjetër), - i tha Pejgamberi ﷺ.
Pas një kohe, Pejgamberi ﷺ i dërgoi Omerit një palë rroba prej mëndafshi si dhuratë. Atëherë Omeri i tha: “M'i dërgove t'i vesh, ndërkohë për rrobat e tilla të kam dëgjuar çfarë ke thënë?!”
- “T'i kam dërguar për t'i shitur ose për t'ia veshur ndokujt”, - i tha Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5841

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

5842. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë Umu Kulthumin, të bijën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, me një cibun me vija të mëndafshta.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5842

Fjalë të panjohura?

31. Nënkapitulli: Rrobat dhe shtrojat e ndryshme që Pejgamberi ﷺ lejonte të përdoreshin

5843. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejd ibn Hunejni se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një vit rresht doja ta pyesja Omerin rreth dy grave të cilat u bashkuan kundër Pejgamberit ﷺ, mirëpo kisha drojë prej tij. Kështu, një ditë Omeri u ndal në një vend dhe hyri te disa pemë, e, kur doli, e pyeta, e ai më tha: “Aishja dhe Hafsa.” Pastaj Omeri shtoi: “Në periudhën paraislame nuk i llogarisnim gratë gjë, e, kur erdhi Islami dhe Allahu i përmendi ato, ne e pamë se kishim hak ndaj tyre, por pa i futur në çështjet tona.
Një ditë, bëra fjalë me gruan time, saqë ajo më foli ashpër, kështu që i thashë: “Si po ke guxim të më flasësh kështu?” Ajo më tha: “Ti po më thua kështu, ndërkohë bija jote e shqetëson Pejgamberin ﷺ!”

Kështu, shkova te Hafsa e i thashë: “Unë po ta tërheq vërejtjen nga të bërët mëkat Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ.”
Unë fillova me Hafsën në çështjen e shqetësimit, pastaj shkova tek Umu Seleme dhe ia përmenda çështjen, kurse ajo më tha: “Po çuditem me ty, o Omer, po hyn në çështjet tona e nuk të ka mbetur vetëm se të hysh mes Pejgamberit ﷺ dhe grave të tij”, gjë të cilën ia përsëriti.
Omeri vazhdon: “Ka qenë një ensar të cilit, kur mungonte tek i Dërguari i Allahut ﷺ e unë isha i pranishëm, ia çoja lajmet, e, nëse unë mungoja tek i Dërguari i Allahut ﷺ e ai ishte i pranishëm, atëherë ai m'i sillte lajmet e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Të gjithë (udhëheqësit) përreth Pejgamberit ﷺ ishin në marrëveshje me të, përpos mbretit të Gasanit në Sham. Ne frikoheshim mos na sulmonte ai. Papritmas erdhi ensari dhe tha: “Ka ndodhur diçka!” Unë i thashë: “Çfarë ka ndodhur? Ka ardhur mbreti i Gasanit?” Ai tha: “Diçka më e madhe: i Dërguari i Allahut ﷺ i ka shkurorëzuar gratë e veta!”

Atëherë unë shkova, kur ja, në të gjitha dhomat e tyre dëgjohej të qarët, ndërsa Pejgamberi ﷺ kishte hyrë në qilarin e tij dhe te porta e saj ishte një shërbëtor.

Unë shkova dhe i thashë atij: “Kërko leje për mua të hyj!” Pasi më dha leje, hyra, kur ja, Pejgamberi ﷺ ishte i mbështetur në një hasër, e cila i kishte lënë gjurmë në trup, ndërsa nën kokë kishte një jastëk prej lëkure të mbushur me fije palme. Aty kishte lëkura të varura dhe karadh (gjethe për regjje). Ia përmenda Pejgamberit ﷺ atë që i pata thënë Hafsës dhe Umu Selemes, si dhe çfarë më kishte thënë mua Umu Seleme, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ qeshi.
Ai qëndroi aty njëzet e nëntë net, pastaj doli.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5843

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?

5844. Nga: Ebu Seleme ibn Ekva

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Hind bint Harithi tregon se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë, Pejgamberi ﷺ u zgjua dhe tha: “La ilahe il-lallah! Sa sprova kanë zbritur sonte e sa thesare janë hapur! Kush i zgjon zonjat e shtëpive (gratë e tij)? Sa të veshura në dynja mund të jenë të zhveshura në Ditën e Kiametit!”
Zuhriu tregon: “Hindi kishte në mëngët e saj disa pulla, ne mes të gishtave (që të mos zbulohet).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5844

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

32. Nënkapitulli: Çfarë lutjeje i thuhet atij që vesh rrobë të re?

5845. Nga: Umu Halid bint Halid ibn Saidi

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Is'hak ibn Seid ibn Amër ibn Seid ibn Asi, e këtij i ka treguar babai i tij se Umu Halid bint Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën disa rroba, ndër to ishte edhe një rrobë e vogël e zezë me larime.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kujt po thoni t'ia veshim këtë rrobë?” Ata heshtën, andaj ai tha: “Silleni Umu Halidin.” Mua më sollën te Pejgamberi ﷺ, kështu që Pejgamberi ﷺ ma veshi atë me dorën e tij, pastaj më tha dy herë: “U rritsh dhe e grissh!” Pejgamberi ﷺ e shikonte larën e rrobës dhe bënte me dorë nga unë, pastaj tha: “Oj Umu Halid, kjo është e bukur!”
Is'haku ka thënë: “Një familjare imja më ka treguar se atë rrobë ia ka parë të veshur Umu Halidit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5845

Fjalë të panjohura?

33. Nënkapitulli: Ndalesa e vendosjes së shafranit (në trup) për burrat

5846. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që burri të vendosë shafran (në trup).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5846

Fjalë të panjohura?

34. Nënkapitulli: Rroba me shafran

5847. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që muhrimi të veshë rrobë të lyer me vers a me shafran.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5847

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

35. Nënkapitulli: Rroba e kuqe

5848. Nga: Bera ibn Azibi

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka pasur shtat mesatar e shpatulla të gjera. Njëherë, e kam parë të veshur me një palë rroba të kuqe. Asgjë nuk kam parë më të bukur se atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5848

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

36. Nënkapitulli: Byrdeja e kuqe

5849. Nga: Bera ibn Azibi

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Eshathi, e ky nga Muavi ibn Suvejd ibn Mukarrini se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra:
1. Të vizitojmë të sëmurin,
2. Të përcjellim xhenazet,
3. Të lutemi për atë që teshtin...
Ndërkaq, na ka ndaluar:
1. Veshjen e mëndafshit,
2. Armaçin,
3. Rrobat e mëndafshta (kasije),
4. Mëndafshin e vrazhdë (istebrak) dhe
5. Shalat (shtrojat) e kuqe të mëndafshta.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5849

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

37. Nënkapitulli: Sandalet sebtije (prej lëkurës së regjur pa qime) e llojet e tjera

5850. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi se Seid Ebu Mesleme ka thënë: “E pyeta Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A ka pasur raste kur Pejgamberi ﷺ është falur me sandale?” Ai më tha: “Po.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5850

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5851. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Seid Makburi se Ubejd ibn Xhurejxhi i tha Abdullah ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Të kam parë duke i bërë katër veprime që asnjërin prej shokëve të tu nuk e kam parë duke i bërë.
- Cilat janë ato, o Ibn Xhurejxh? - i tha Ibn Omeri.

Ubejd ibn Xhurejxhi tha:
1. “Kam vënë re se nuk prek asnjërin prej këndeve të Qabesë, përveç dy këndeve jemenase,

2. Mbath opinga prej lëkurës së lopës,

3. Lyen (flokët dhe mjekrën) me ngjyrë të verdhë dhe

4. Kam vënë re që, kur ke qenë në Mekë, teksa njerëzit hynin në ihram me të parë hënën e re, ti nuk hyje deri në ditën e tetë.”

Abdullah ibn Omeri tha: “Sa u përket këndeve të Qabesë, nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ t'i prekë ato, me përjashtim të këtyre dy këndeve jemenase, kurse për opinga prej lëkurës së lopës, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke mbathur opinga prej lëkurës pa qime dhe duke marrë abdes me to, andaj edhe mua më pëlqen t'i mbath. E përdor ngjyrën e verdhë sepse e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke përdorur këtë ngjyrë, andaj edhe mua më pëlqen ta bëj të njëjtën gjë. Ndërkaq, sa i përket hyrjes në ihram, nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ të hyjë në ihram, përveçse kur bëhej nisja për në haxh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5851

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

5852. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ia ka ndaluar muhrimit që të veshë rrobë të lyer me shafran ose me vers dhe tha: "Nëse nuk mund të gjejë sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë, që të jenë nën nyja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5852

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?

5853. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Xhabir ibn Zejdi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që nuk gjen izar, le të veshë shallvare. Ai që nuk gjen sandale, le të mbathë meste.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5853

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

38. Nënkapitulli: Fillon me sandalen (mbathjen) e djathtë

5854. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Eshath ibn Sulejmi, e ky e ka dëgjuar babanë e tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Gjatë pastrimit, krehjes së flokëve dhe mbathjes, Pejgamberit ﷺ i pëlqente të fillonte me anën e djathtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5854

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

39. Nënkapitulli: Të mos ecë vetëm me një sandale

5855. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush të mos ecë vetëm me një sandale: ose le t'i zbathë të dyja, ose le t'i mbathë të dyja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5855

Fjalë të panjohura?

40. Nënkapitulli: Të fillohet me zbathjen e sandales së majtë

5856. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush mbathet, le të fillojë me të djathtën, e, kur të zbathet, le të fillojë me të majtën. Pra, e djathta le të jetë e para që mbathet dhe e fundit që zbathet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5856

Fjalë të panjohura?