Hadithet e ngjashme me hadithin 5815
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
435. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Aishja dhe Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Kur të Dërguarin e Allahut ﷺ e kaploi agonia e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një rrobë. E, kur i vinte mundim nga ajo (ngaqë ajo po ia zinte frymën), e zbulonte. Duke qenë në këtë gjendje, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve i kthyen në faltore!” Pra, tërhiqte vërejtjen kundër veprimeve të tyre.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 435
Fjalë të panjohura?
1390. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Hilali, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në sëmundjen e vdekjes, tha: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve të vet i kanë bërë faltore!” Sikur të mos ishte kjo (frikë nga bërja e tyre faltore), varri i tij do të zbulohej, por ai ose sahabët janë frikësuar se mund t'i shndërrohej në faltore.
(Me senedin paraprak) transmetohet nga Hilali se ka thënë: “Urve më vuri nofkën, ndërkohë që nuk kisha fëmijë.”
Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: “Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtë e ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Ajashi, e këtij i ka treguar Sufjan Temari se e ka parë varrin e Pejgamberit ﷺ ngritur paksa mbi tokë.”
Ferve na ka thënë: “Na ka treguar Aliu, e ky nga Hishami, i cili tregon se babai i Urves ka thënë: “Në kohën e Velid ibn Abdulmelikut u rrënua muri (rreth varrit të Pejgamberit ﷺ). Kur filluan rindërtimin, hasën një këmbë (njeriu), andaj u trembën, se mendonin mos ishte këmba e Pejgamberit ﷺ. Nuk kishte asnjë që mund ta identifikonte, derisa Urve u tha: “Jo, betohem në Allahun se kjo nuk është këmba e Pejgamberit ﷺ, por është këmba e Omerit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1390
Fjalë të panjohura?
1330. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Hilal Vezani, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në sëmundjen e vdekjes, ka thënë: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët: varret e të dërguarve të tyre i kanë bërë faltore!” Ajo tha: “Sikur të mos ishte kjo (frikë nga bërja e tyre faltore), do ta ekspozonin varrin e tij, por kam frikë se mund ta shfrytëzojnë për faltore.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1330
Fjalë të panjohura?