Hadithet e ngjashme me hadithin 5798
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
182. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahja ibn Seidin, e këtij i ka rrëfyer Sad ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Nafi ibn Xhubejr ibn Mutëimi, e ky e ka dëgjuar Urven, të birin e Mugire ibn Shuëbes, se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, njëherë, kur ishte në një udhëtim së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ, ai u ndal për ta kryer nevojën. (Pasi u kthye), Mugire i shërbeu me ujë për të marrë abdes. Ai lau fytyrën dhe duart, pastaj u dha mes'h kokës dhe mesteve.
Referenca: Sahihu i Buhariut 182
Fjalë të panjohura?
203. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Amër ibn Halid Harrani na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Nafi ibn Xhubejri, e ky nga Urve ibn Mugire se babai i tij Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ doli për të kryer nevojën. Kështu, Mugire iu vu pas me një enë me ujë dhe, pasi e kreu nevojën, i qiti ujë. Kështu, Pejgamberi ﷺ mori abdes duke u dhënë mes'h mesteve.
Referenca: Sahihu i Buhariut 203
Fjalë të panjohura?
363. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ qeshë në një udhëtim, ku më tha: “O Mugire, mere shakullin!” Pasi e mora me vete, i Dërguari i Allahut ﷺ u largua prej meje dhe e kreu nevojën. Të veshur kishte një xhybe të Shamit. Tentoi ta nxirrte dorën prej mëngës së saj, por nuk mundte, sepse ishte e ngushtë, andaj e nxori dorën nga fundi i rrobës dhe unë i qita ujë për të marrë abdes për namaz. U dha mes'h mesteve dhe u fal.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 363
Fjalë të panjohura?
388. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I shërbeva Pejgamberit ﷺ për të marrë abdes, e në atë rast u dha mes'h mesteve, pastaj u fal.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 388
Fjalë të panjohura?
206. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e ky nga Amiri, e ky nga Urve ibn Mugire, se babai i tij Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha në një udhëtim bashkë me Pejgamberin ﷺ dhe u ula për t'ia hequr mestet, porse ai më tha: “Lëri, se i kam mbathur duke qenë me abdes.” Kështu, ai u dha vetëm mes'h.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 206
Fjalë të panjohura?