96. Qëndrueshmëria në pasimin e Kuranit dhe Sunetit
7268. Nga: Omer ibn Hatabi
Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Misari dhe të tjerë, e këta nga Kajs ibn Muslimi se Tarik ibn Shihabi tregon se një hebre i tha Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “O prijësi i besimtarëve, sikur të na kishte zbritur neve ky ajet: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”, (Maide, 3) atë ditë do ta shpallnim ditë feste.
Omeri i tha: “Unë e di shumë mirë ditën se kur ka zbritur ky ajet. Ka zbritur ditën e Arafatit, në ditën e premte.”
7269. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e nesërme, pasi vdiq Pejgamberi ﷺ, kur muslimanët ia dhanë besën Ebu Bekrit, Omeri hipi në minberin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, e falënderoi Allahun para Ebu Bekrit dhe tha: “E, pas kësaj... Allahu për të Dërguarin e Tij ﷺ zgjodhi atë që ndodhet tek Ai (në ahiret), kundrejt asaj që është te ju (në dynja). Ky është Libri i Allahut, me të cilin Allahu e udhëzoi të Dërguarin tuaj, andaj kapuni për të, do të udhëzoheni, sepse Allahu me të e ka udhëzuar të Dërguarin e Vet.”
7270. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëherë Pejgamberi ﷺ më përqafoi duke thënë: “O Allah, mësoja Librin (Kuranin)!”
7271. Nga: Ebu Minhel ibn Burzete Eslemiu
Abdullah ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar Afvin se Ebu Minhali tregon se Ebu Berze (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Allahu ju pasuron, - ose ka thënë: ju ndihmon, - me Islamin dhe me Muhamedin ﷺ.”
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ndonëse këtu është përmendur shprehja “ju pasuron”, e vërteta është se është thënë “ju ndihmon”.
7272. Nga: Abdullah ibn Dinari
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku se Abdullah ibn Dinari tregon se Abdullah ibn Omeri i dërgoi Abdulmelik ibn Mervanit një shkresë për t'iu besatuar, ku shkroi: “Pajtohem të të dëgjoj dhe bindem, në përputhje me sunetin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, aq sa kam mundësi.”
1. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Jam dërguar me fjalë gjithëpërfshirëse.”
7273. Nga: Ebu Hurejra
Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam dërguar me fjalë gjithëpërfshirëse e kuptimplota dhe jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi), ndërsa mbrëmë, teksa po flija, dikush m'i ofroi çelësat e depove të Tokës dhe m'i vendosi në dorë.”
Ebu Hurejra thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ shkoi, ndërsa ju ende po i konsumoni ato.”
7274. Nga: Ebu Hurejra
Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Sadi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo Pejgamberi i janë dhënë mrekulli të atilla që njerëzit (lehtë) i besojnë. Mua më është dhënë shpallja, të cilën ma ka shpallur Allahu. Andaj, shpresoj të jem Pejgamberi me më së shumti pasues në Ditën e Gjykimit.”
2. Nënkapitulli: Pasimi i suneteve të të Dërguarit të Allahut ﷺ
Allahu i Madhëruar ka thënë: “... dhe bëna imamë (shëmbëlltyrë) për të devtoshmit!” (Furkan, 74) Pra, imamë (shëmbëlltyrë) që t’i pasojmë ata që ishin para nesh dhe që ne të pasohemi nga ata që vijnë pas nesh. Ibn Avni ka thënë: "Tri gjëra i dua për vete dhe për vëllezërit e mi: ta mësojnë sunetin dhe të pyesin për të, ta kuptojnë Kuranin dhe të pyesin për të, si dhe t’i lënë njerëzit (rehat) përveç nëse bëhet fjalë për ndonjë të mirë."
7275. Nga: Shekik ibn Seleme
Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Vasili se Ebu Vaili tregon: “Një ditë, shkova u ula afër Shejbes në këtë xhami, e në atë rast ai më tha: “Omeri u ul në këtë vend dhe tha:
- Më ka shkuar mendja që në të (Qabe) të mos lë as ar e as argjend pa e shpërndarë ndër muslimanë.
- Por, ti nuk e bën këtë, - i thashë.
- Përse, vallë?! - më pyeti.
- Pararendësit e tu (Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri) nuk kanë vepruar kështu, - i thashë.
- Ata janë burrat që duhen pasuar, - tha Omeri.”
7276. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka pyetur Ameshin, e këtij i ka treguar Zejd ibn Vehbiu se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besnikëria ka zbritur prej qiellit në thellësinë e zemrave të burrave, pastaj ka zbritur Kurani, të cilin ata e kanë lexuar, e, po ashtu, e kanë mësuar Sunetin.”
7277. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Murra, e ky e ka dëgjuar Murra Hemdaniun se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Fjala më e mirë është Libri i Allahut, e shëmbëlltyra më e mirë është shëmbëlltyra e Muhamedit ﷺ, ndërsa gjërat më të këqija janë ato të shpikurat, si dhe ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t'ju arrijë, e nuk mund t'i ikni.”
7278. Nga: Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu
7278. 7279. Musededi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ubejdullahu se Ebu Hurejra dhe Zejd ibn Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë: “Ishim me Pejgamberin ﷺ kur tha: “Mes ju të dyve do të gjykoj me Librin e Allahut.”
7279. Nga: Ebu Hurejra - Zejd ibn Halid Xhuheniu
7278. 7279
7280. Nga: Ebu Hurejra
Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Gjithë umeti im do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që refuzojnë.”
- O i Dërguari i Allahut, e kush refuzon? - pyetën të pranishmit.
- “Kush më bindet mua, do të hyjë në Xhenet, e, kush më kundërshton, vetëm se ka refuzuar”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 7280
Fjalë të panjohura?
7281. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Muhamed ibn Abide na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezidi, e këtij i ka treguar Sulejm ibn Hajani, e këtij i ka treguar Seid ibn Minai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke fjetur, i erdhën disa melekë. Disa prej tyre thanë: “Ai po fle”, kurse disa të tjerë thanë: “Syri i fle, kurse zemra i rri zgjuar.” Melekët thanë: “Për këtë shokun tuaj, ka një shembull, andaj silleni atë shembull.”
Disa prej tyre thanë: “Ai po fle”, kurse disa të tjerë thanë: “Syri i fle, kurse zemra i rri zgjuar.” Pastaj thanë: “Rasti i tij shëmbëllen me një njeri që ka ndërtuar një shtëpi, ka shtruar një sofër dhe ka dërguar një thirrës. Kush i përgjigjet thirrësit, hyn në shtëpi dhe ha në sofër. Ndërkaq, kush nuk i përgjigjet, nuk mund të hyjë në shtëpi e as të hajë në sofër.” Melekët thanë: “Shpjegojani edhe atij që ta kuptojë.” Disa thanë: “Ai po fle.” Kurse të tjerët thanë: “Syri i fle, kurse zemra i rri zgjuar.” Pastaj thanë: “Shtëpia (e përmendur) është Xheneti, ndërsa thirrësi është Muhamedi ﷺ, andaj kush i bindet Muhamedit ﷺ, i është bindur Allahut, e, kush e kundërshton Muhamedin, e ka kundërshtuar Allahun. Pra, Muhamedi ﷺ është dalluesi mes njerëzve.”
Këtë transmetim e fuqizon Kutejbe nga Lejthiu, e ky nga Halidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali, e ky nga Xhabiri (se ka thënë): “Pejgamberi ﷺ u paraqit ndër ne.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7281
Fjalë të panjohura?
7282. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Hemami transmeton se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “O ju dijetarë, bëhuni të qëndrueshëm (në rrugën e Allahut), sepse ju keni paraprirë goxha shumë (në vepra të mira), por, nëse lakoni djathtas e majtas, do të devijoni larg.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7282
Fjalë të panjohura?
7283. Nga: Ebu Musa Eshariu
Ebu Kurejbi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë dhe ajo me të cilën më ka dërguar Allahu shëmbëllejmë me një njeri që ka shkuar te një popull dhe u ka thënë: “O popull, e pashë ushtrinë (e armikut) me sytë e mi, andaj unë jam lajmëtari i zhveshur! Shpëtoni!” Kështu, një grup nga populli i tij iu bindën dhe gjatë natës ikën ngadalë e shpëtuan. Ndërkaq, grupi tjetër e përgënjeshtruan dhe u gdhinë në vendin e tyre. Si pasojë, në mëngjes ushtria i sulmoi, i vrau dhe i shfarosi. Ky është shembulli i atij që më bindet dhe pason shpalljen që kam sjellë, dhe shembulli i atij që më kundërshton dhe përgënjeshtron të vërtetën që kam sjellë.”
7284. Nga: Ebu Hurejra
7284. 7285. Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi vdiq i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri u zgjodh prijës, shumë arabë u bënë renegatë. Omeri i tha Ebu Bekrit: “Si po i lufton njerëzit, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë: “La ilahe il-lallah.” Ai që thotë: “La ilahe il-lallah”, prej meje e ka të siguruar pasurinë dhe veten, përveç (nëse bie ndesh) me të drejtën (islame), ndërkohë llogaria e tij është tek Allahu.”
Atëherë Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Betohem në Allahun se do t'i luftoj ata që bëjnë dallim mes namazit dhe zekatit. Zekati është obligim i pasurisë. Betohem në Allahun se, nëse nuk më japin qoftë dhe një litar deveje, të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut ﷺ, do t'i luftoj për shkak të mosdhënies. (Më vonë) Omeri tha: “Për Allahun, kuptova se Allahu ia kishte hapur zemrën Ebu Bekrit (duke e udhëzuar) për luftë, andaj u binda se kjo është e vërteta.”
Ibn Bukejri dhe Abdullahu transmetojnë nga Lejthiu (se ka thënë): “Një qengj (në vend të: një litari deveje).” Buhariu shton: “Dhe kjo është më e saktë.”
7285. Nga: Ebu Hurejra
7284. 7285.
7286. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ismaili më ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ujejne ibn Hisën ibn Hudhejfe ibn Bedriu erdhi dhe u vendos te djali i vëllait të tij, Hurr ibn Kajs ibn Hisni, i cili ishte në radhët e personave që Omeri i mbante afër. Në mesin e personave që rrinin në ndejat e Omerit, me të cilët ai këshillohej, kishte të moshuar dhe të rinj. Ujejne i tha djalit të vëllait të vet: “O biri i vëllait tim, a ke afërsi me këtë prijës, që të kërkosh leje për mua të shkoj tek ai?”
- Do të marr leje për ty, - i tha ai.
Kështu, Hurri kërkoi leje për Ujejnen. Me të hyrë brenda, Ujejne tha: “O Ibn Hatab! Betohem në Allahun se nuk po na jep mjaftueshëm dhe nuk po gjykon drejt mes nesh.” Si rrjedhojë, Omeri u zemërua, saqë deshi ta godasë. Por, Hurri ndërhyri duke thënë: “O prijësi i besimtarëve, Allahu i Lartësuar e porositi të Dërguarin e Tij: “Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (Araf, 199) Ky këtu është nga të paditurit. Betohem në Allahun se, kur ia lexoi ajetin, Omeri nuk vazhdoi më tutje. Shumë e përmbante veten përballë Librit të Allahut.”
7287. Nga: Esma bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga Fatime bint Mundhiri se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Teksa po ndodhte eklipsi i diellit dhe njerëzit po faleshin, shkova tek Aishja, e cila ishte duke u falur dhe i thashë: “Çfarë kanë njerëzit?” Ajo më bëri me shenjë nga qielli dhe tha: “Subhanallah!” E pyeta: “Diçka e jashtëzakonshme?” Ajo bëri me kokë, në shenjë pohimi.
Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e mbaroi (namazin), e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun Fuqiplotë dhe tha: “Çdo gjë që s'kam pasur rastin ta shoh ndonjëherë më parë, më është shfaqur tani, në këtë vend, madje edhe Xheneti dhe Zjarri. M'u shpall se ju të gjithë do të sprovoheni në varret tuaja, ngjashëm me sprovën e Dexhallit.
Besimtari, - ose ka thënë: muslimani, - nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Ai është Muhamedi, na ka ardhur me argumente të qarta, e ne i jemi përgjigjur dhe kemi besuar.” I thuhet: “Fli i qetë, e dimë mirë se ke qenë i bindur për këtë.” Ndërkaq, hipokriti, - ose ka thënë: dyshuesi, - nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Nuk di, dëgjoja njerëzit tek thoshin diçka, e unë e përsërisja pas tyre.”
7288. Nga: Ebu Hurejra
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mjaftohuni me aq sa ju kam thënë. Ata që ishin para jush janë shkatërruar për shkak të pyetjeve (të panevojshme) dhe kundërshtimit të pejgamberëve të tyre. Andaj, nëse ju ndaloj një gjë, largohuni prej saj, e, nëse ju urdhëroj diçka, bëjeni sa të keni mundësi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7288
Fjalë të panjohura?
3. Nënkapitulli: Ndalimi i pyetjeve të shumta si dhe thellimi në gjëra që nuk i duhen
Allahu i Madhëruar ka thënë: “... Mos pyetni për gjëra, që, sikur t’ju thuheshin haptazi, nuk do t’ju pëlqenin...” (Maide, 101)
7289. Nga: Sad ibn Ebu Vekasi
Abdullah ibn Jezid Makburi na ka thënë: Na ka treguar Seidi, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Amir ibn Sad ibn Ebu Vekasi se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Më gabimtari ndër muslimanë është ai që pyet për diçka që s'është e ndaluar (haram), e për shkak të pyetjes së tij bëhet e ndaluar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7289
Fjalë të panjohura?
7290. Nga: Zejd ibn Thabiti
Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Afani, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky e ka dëgjuar Ebu Nadrin, e këtij i ka treguar Busr ibn Seidi se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ për net të tëra (gjatë Ramazanit) falej në një veçane të xhamisë, të ndërtuar me hasër. Pas ca ditësh disa shokë të tij iu bashkëngjitën (dhe faleshin me të). Pastaj një natë, ata nuk e dëgjuan zërin e tij, andaj menduan se ka fjetur. Kështu, disa prej tyre kolliteshin qëllimisht, që ai të vijë.
Atëherë Pejgamberi ﷺ (në mëngjes) u tha: “Ju nuk pushuat nga ajo që vepronit, saqë u frikova se do t'ju bëhet obligim (namazi i teravive). E, sikur t'ju obligohej, nuk do t'i bënit ballë. Prandaj, o njerëz, faluni nëpër shtëpitë tuaja, sepse namazi (nafile) më me vlerë për mashkullin është namazi që falet në shtëpi, përveç farzit.”
7291. Nga: Ebu Musa Eshariu
Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejd ibn Ebu Burde, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet rreth disa gjërave që nuk i pëlqenin dhe, kur e tepruan me pyetje, u hidhërua e tha: “Pyetni (çfarë të doni)!”
Një burrë u ngrit dhe pyeti:
- O i Dërguari i Allahut, kë kam baba unë?
- “Baba e ke Hudhafen”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.
Një tjetër u ngrit dhe tha:
- O i Dërguari i Allahut, po babai im, kush është?
- “Babai yt është Salimi, i çrobëruari i Shejbës”, - iu përgjigj ai ﷺ.
Kur Omeri vërejti hidhërimin në fytyrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, tha: “Pendohemi tek Allahu Fuqiplotë (që të kemi shqetësuar).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7291
Fjalë të panjohura?
7292. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmeliku se Verradi, qatipi i Mugire ibn Shuëbes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Muaviu i dërgoi fjalë Mugires: “Më shkruaj çfarë ke dëgjuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ.” Kështu, Mugire i shkroi: “I Dërguari i Allahut ﷺ, pas çdo namazi (farz) thoshte: “La ilahe ila llallahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu, ve huve ala kuli shejin Kadir. Allahume la mania lima atajte, ve la mu'tije lima menate. Ve la jenfeu dhel xhedi minkel xhedu (S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdi, Ai ka fuqi për çdo gjë. Zoti ynë! Askush nuk mund të pengojë nëse Ti jep dhe askush nuk mund të japë nëse Ti e pengon. Askujt nuk mund t'i bëjnë dobi pasuria e prejardhja në raport me Ty).”
Po ashtu i shkroi: “Pejgamberi ﷺ na ndalonte thashethemet, të pyeturit e shumtë, shpërdorimin e pasurisë, si dhe ndalonte mosrespektimin e nënave, varrosjen e bijave për së gjalli, privimin e të tjerëve nga pasuria dhe lypjen pa të drejtë.”
7293. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi tregon: “Teksa po rrinim me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ai tha: “Na është ndaluar teprimi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7293
Fjalë të panjohura?
7294. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Mahmudi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ doli kur dielli lëvizi prej zenitit dhe e fali drekën. Pasi dha selam, hipi në minber dhe na e kujtoi Kiametin. Përmendi disa ndodhi madhështore para asaj dite, pastaj tha: “Nëse dikush dëshiron të pyesë diçka, le të pyesë. Për Allahun, çfarëdo që më pyetni, do t'ju përgjigjem, përderisa jam në këtë vend.”
Ensarët filluan të qanin me të madhe, e i Dërguari i Allahut ﷺ vazhdonte të thoshte: “Më pyetni!”
Një njeri u ngrit dhe tha:
- Ku e kam vendin unë (në ahiret), o i Dërguari i Allahut?
- “Në Zjarr”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Pastaj Abdullah ibn Hudhafe u ngrit dhe tha:
- Kë kam baba unë, o i Dërguari i Allahut?
- “Baba e ke Hudhafen”, - tha Pejgamberi ﷺ dhe vazhdoi t'u thoshte: “Pyetmëni! Pyetmëni!”
Omeri u ul në gjunjë dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për Pejgamber.” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ heshti. Më pas tha: “Për Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, pak më parë, m'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri në sipërfaqen e këtij muri, teksa po falesha, nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh.”
7295. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut, kë kam baba unë?”
- “Baba e ke filanin”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Atëherë zbriti ajeti: “O besimtarë! Mos pyetni për gjëra që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbret Kurani, do t'ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). Allahu jua fali (pyetjet që i bëtë më herët); Allahu fal shumë dhe është i Butë (nuk nxiton në ndëshkime).” (Maide, 101)
7296. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Hasen ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Shebabi, e këtij i ka treguar Verkai, e ky nga Abdullah ibn Abdurrahmani se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Njerëzit nuk do të ndalen së pyeturi për çdo gjë, derisa të thonë: “Po, Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, po kush e krijoi Allahun?”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7296
Fjalë të panjohura?
7297. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me Pejgamberin ﷺ në një arë të Medinës dhe ai ecte i mbështetur në një shkop. Ndërkohë kaluam pranë një grupi hebrenjsh, disa prej të cilëve u thoshin të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin?” Ndërkaq, të tjerët sugjeronin: “Mos e pyetni, se ndoshta ju jep ndonjë përgjigje që s'ju pëlqen.”
- Do ta pyesim medoemos, - thanë ata.
Kështu, disa u ngritën dhe thanë: “O Ebu Kasim! Na trego për shpirtin.”
Pejgamberi ﷺ u ndal për disa momente, duke shikuar. Unë e dija se po i shpallej diçka, andaj u largova pak prej tij, derisa shpallja përfundoi. Pastaj lexoi (ajetin): “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim...” (Isra, 85)
4. Nënkapitulli: Pasimi i veprave të Pejgamberit ﷺ
7298. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ filloi të mbajë një unazë ari, si rrjedhojë, edhe njerëzit morën unaza ari. Pas një kohe, Pejgamberi ﷺ iu drejtua njerëzve: “Unë pata vënë një unazë ari” - e në atë rast e hoqi nga gishti, e hodhi dhe tha: - “por, që sot, kurrë më nuk do ta mbaj atë.” Kështu, edhe njerëzit i hodhën unazat e tyre.”
5. Nënkapitulli: Ndalesa e thellimit (të panevojshëm) dhe përçarjes në dituri, teprimit në fe dhe bidatit (risive)
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O ithtarët e Librit, mos e teproni në fenë tuaj dhe mos thoni për Allahun, përveçse të vërtetën...” (Nisa, 171)
7299. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos i lidhni ditët e agjërimit (pa iftar dhe syfyr).” Njerëzit i thanë: “Por ti po i lidh.” Ai tha: “Unë nuk jam sikurse ju. Zoti im, gjatë natës, më ushqen me ngrënie e pije.” Por, ata nuk u ndalën, kështu që Pejgamberi ﷺ e lidhi agjërimin edhe dy ditë ose dy net, pastaj e panë hënën e re. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Sikur të vonohej hëna e re, do t'jua shtoja”, - si ndëshkim për ta (pasi refuzuan të ndaleshin).
7300. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahim Tejmiu se Jezid ibn Sheriku tregon: “Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i hipur në një minber qerpiçi, me një shpatë në këllëf, ku kishte të varur një shkresë, na ligjëroi dhe na tha: “Për Allahun, nuk kemi libër për ta lexuar, përveç Librit të Allahut dhe përmbajtjes së kësaj fletushke. Kur e shpalosi, aty flitej për moshat e kafshëve (për zekat) si dhe: “Medina është e shenjtë prej Irit deri atje (te Theuri), andaj mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që bën risi brenda saj. Të atillit, Allahu nuk ia pranon as farzet e as nafilet.”
Po ashtu, aty shkruante: “Besa e muslimanëve është një dhe të gjithë e respektojnë atë. Mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që tradhton ndonjë musliman! Të atillit, Allahu nuk ia pranon as farzet e as nafilet.”
Aty gjithashtu shkruante: “Gjithashtu, mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë (rob të liruar) që meritën e çrobërimit të tij ia jep dikujt tjetër, pa lejen e atyre që e kanë liruar! Të atillit, Allahu nuk ia pranon as farzet e as nafilet.”
7301. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Muslim ibn Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ bëri një punë, në të cilën zgjodhi një lehtësim, por disave kjo nuk u pëlqeu. Kur mori vesh, Pejgamberi ﷺ (u ligjëroi njerëzve, ku) e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Çfarë kanë disa njerëz që distancohen nga ndonjë veprim imi?! Betohem në Allahun se unë jam më i dituri ndër ju për Allahun dhe më së shumti ia kam frikën!”
7302. Nga: Abdullah ibn Ebu Mulejke
Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Vekiu, e ky nga Nafi ibn Omeri se Ibn Ebu Mulejke tregon: “Dy burrat e mirë, Ebu Bekri dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), gati sa nuk u shkatërruan. Kur një delegacion nga fisi benu temim shkuan te Pejgamberi ﷺ, njëri nga ata dy e propozoi Akraë ibn Habis Handhaliun për udhëheqës të tyre, vëllanë e benu muxhashive, kurse tjetri propozoi dikë tjetër. Kështu, Ebu Bekri i tha Omerit: “Deshe vetëm të më kundërshtosh.”
- Nuk desha të të kundërshtoj, - ia ktheu Omeri.
Kështu ata i ngritën zërat, në prani të Pejgamberit ﷺ. Atëherë zbriti ajeti: “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos i flitni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare. Vërtet, ata që ulin zërin në prani të të Dërguarit të Allahut janë njerëzit, zemrat e të cilëve Allahu i ka kalitur për besim e përkushtim. Për ta ka falje dhe shpërblim të madh.” (Huxhurat, 2-3)
Ibn Ebu Mulejke transmeton nga Ibn Zubejri, - edhe pse nuk përmend të njëjtën gjë për gjyshin e tij, Ebu Bekrin, - se ka thënë: “Pas kësaj, kur Omeri i fliste Pejgamberit ﷺ për ndonjë gjë, i fliste shumë ngadalë, saqë ai nuk ia dëgjonte fjalët, pa e pyetur përsëri për atë gjë.”
7303. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon: “Gjatë sëmundjes së vdekjes, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz.”
- Kur Ebu Bekri të zëvendëson ty, njerëzit nuk mund ta dëgjojnë nga të qarët. Andaj, thuaji Omerit t'ua falë, - i thashë.
Pejgamberi ﷺ sërish tha: “I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve në namaz.”
Aishja thotë: “Unë i thashë Hafsës: “Thuaji Pejgamberit ﷺ: “Kur Ebu Bekri të zëvendëson ty, njerëzit nuk mund ta dëgjojnë nga të qarët. Andaj, thuaji Omerit t'ua falë njerëzve.”
Hafsa veproi ashtu, por i Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Jeni bërë sikurse gratë në rrëfimin e Jusufit ﷺ. I thoni Ebu Bekrit t'u prijë njerëzve (në namaz)!”
Hafsa iu drejtua Aishes: “Kurrë nuk ta pashë hajrin!”
7304. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e këtij i ka treguar Zuhriu se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Uvejmir Axhlani vajti tek Asim ibn Adiu e i tha: “Çfarë thua për një burrë që gjen një burrë të huaj me gruan e tij? A ta vrasë atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni? O Asim, pyete për mua të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë.” Ai e pyeti, porse i Dërguari i Allahut ﷺ i urrente pyetjet (për diçka që s'ka ndodhur) dhe i qortonte. Kështu, Asimi u kthye dhe i tregoi se Pejgamberi ﷺ e urreu pyetjen. Uvejmiri tha: “Për Allahun, do të shkoj vetë te Pejgamberi ﷺ.
Kur shkoi, Allahu i Madhëruar tashmë kishte zbritur shpallje nga Kurani, pas largimit të Asimit. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Allahu zbriti shpallje për ju” - dhe i ftoi ata dy (Uvejmirin dhe gruan e tij), të cilët erdhën dhe mallkuan njëri-tjetrin (bënë lian).
Pas kësaj, Uvejmiri tha: “O i Dërguari i Allahut, po ta mbaja, unë do të isha gënjeshtari.” Prandaj, e lëshoi, edhe pse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e urdhëroi të veprojë ashtu.”
Ibn Shihabi thotë: “E tillë mbeti tradita e bashkëshortëve që bëjnë lian (pra, të ndahen).”
Pejgamberi ﷺ tha: “Shikojeni, nëse ajo e lind fëmijën të kuq e të shkurtër, sikurse lloj zhapiu, mendoj se ai ka gënjyer. E, nëse ajo e lind të zi, me sy të mëdhenj e me vithe të mëdha, mendoj se ai e ka thënë të vërtetën.” Në fund, ajo lindi një fëmijë (të zi) siç nuk dëshirohej.”
7305. Nga: Omer ibn Hatabi
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Malik ibn Evs Nasriu tregon: “Shkova tek Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe, duke qenë me të, portieri i tij, Jerfai, erdhi dhe e pyeti: “I lejon Othmanin, Abdurrahmanin, Zubejrin dhe Sadin të hyjnë brenda?” Omeri pohoi dhe ai i lejoi të hyjnë. Ata hynë brenda duke dhënë selam dhe u ulën. Pas pak, Jerfai e pyeti sërish: “E lejon Aliun dhe Abasin të hyjnë?” Omeri i lejoi.
Kur hyri, Abasi tha: “O prijës i besimtarëve! Gjyko mes meje e të padrejtit!” - dhe ofenduan njëri-tjetrin.
Të pranishmit, Othmani me shokët e tij, thanë: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes tyre dhe rehatoji.” Omeri iu drejtua të pranishmëve: “Po ju përbej në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, vallë, a nuk e dini se i Dërguari i Allahut ﷺ me fjalët: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka”, ka pasur për qëllim veten e tij?!” Ata iu përgjigjën: “Ashtu ka thënë.” Atëherë u kthye nga Aliu dhe Abasi e u tha: “Po ju përbej në Allahun edhe juve, a e dini se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë kështu?” Ata iu përgjigjën: “Ashtu ka thënë.” Pastaj Omeri vazhdoi: “Pra, unë do t'ju tregoj për këtë çështje: “Allahu e ka veçuar të Dërguarin e Tij ﷺ me një pjesë të kësaj plaçke të cilën s'ia ka dhënë askujt tjetër, përveç tij. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu u jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Hashr, 6) Pra, kjo plaçkë ka qenë vetëm e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Betohem në Allahun se ai nuk ka marrë asgjë nga hisja juaj e as e ka mbajtur atë vetëm për vete. Ju ka dhënë dhe e ka shpërndarë mes jush, saqë në fund mbeti vetëm kjo pasuri, të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ e shpenzonte për të siguruar nevojat e familjes së vet për një vit, kurse pjesën që tepronte e linte në shërbim të muslimanëve. Pejgamberi ﷺ kështu ka vepruar tërë jetën. Ju lus të më tregoni për hir të Allahut, a e keni ditur këtë?” Të pranishmit pohuan. Pastaj u kthye dhe i tha Aliut e Abasit: “Ju lus të më tregoni për hir të Allahut, a e keni ditur këtë?” Edhe ata pohuan. Omeri vazhdoi: “E, kur Allahu ia mori shpirtin Pejgamberit ﷺ, Ebu Bekri tha: “Unë jam pasuesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pastaj e mori atë pasuri dhe veproi me të ashtu siç pati vepruar i Dërguari i Allahut ﷺ. Ndërkaq, ju të dy, - u kthye nga Aliu e Abasi, - po pretendoni se Ebu Bekri ka bërë kështu e kështu...?” Allahu e di mirë se ai ka qenë i sinqertë, bamirës e i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës. Pastaj, kur Allahu ia mori shpirtin Ebu Bekrit, unë thashë: “Tani unë jam pasuesi i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe Ebu Bekrit, andaj e mora atë pasuri dhe, për dy vjetët e hilafetit tim, punova me të siç ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri. Pastaj, më erdhët ju dy dhe më folët për të njëjtën punë, ndërsa kërkesat dhe çështjet tuaja janë të njëjta. Më erdhe (o Abas) që të kërkosh hisen tënde nga djali i vëllait tënd (Muhamedi ﷺ), ndërsa ky (Aliu) më erdhi që të kërkojë hisen e gruas së tij nga babai i saj (Muhamedi ﷺ), andaj ju pata thënë: “Nëse dëshironi, po jua jap, por me kusht që të më premtoni në Allahun se do të punoni me të siç ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ, Ebu Bekri dhe siç kam punuar unë që kur e kam marrë përsipër atë, përndryshe mos e kërkoni fare”, ju thatë: “Na jep neve atë me ato kushte e unë jua dhashë. (Pastaj, duke u kthyer nga grupi, tha:) “Ju lus të më tregoni për hir të Allahut, a ua kam dhënë atyre dyve atë pjesë me ato kushte?” Ata thanë: “Po.” Pastaj u kthye prapë nga Aliu dhe Abasi dhe u tha: “Ju lus të më tregoni për hir të Allahut, a jua kam dhënë juve dyve atë pjesë me ato kushte?” Ata thanë: “Po.” Atëherë ai tha: “A mos po kërkoni nga unë të gjykoj diçka tjetër? Betohem në Allahun, me lejen e të Cilit qëndrojnë Qielli dhe Toka, se nuk do të gjykoj ndryshe, derisa të bëhet Kiameti. Nëse nuk arrini të përballoni kushtin (që keni pranuar), kthemani mua, e unë do ta përballoj.”
6. Nënkapitulli: Mëkati i atij që strehon një person që bën risi në fe
Këtë e transmeton edhe Aliu nga Pejgamberi ﷺ.
7306. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Asimi tregon: “E pyeta Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A e ka shenjtëruar i Dërguari i Allahut ﷺ Medinën?”
- Po. “Çka përfshin prej këtu deri atje (është e shenjtë). Pemët e saj nuk priten dhe mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që bën risi në të!” - tha Enesi.
Asimi ka thënë: “Musa ibn Enesi më ka rrëfyer se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “Ose strehon një person që bën risi.”
7. Nënkapitulli: Argumentet që qortojnë mendimin (pikëpamjen) që nuk mbështetet në argumente fetare dhe teprimin në analogji
“Mos iu qas (mos fol rreth) asaj për të cilën nuk ke njohuri...” (Isra, 36)
7307. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi
Seid ibn Telidi na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Shurejhu dhe të tjerë, e këta nga Ebu Esvedi se Urve tregon: “Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) bëri haxh me ne, ndërkohë e dëgjova duke thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Allahu nuk e largon diturinë duke e hequr atë përnjëherë nga njerëzit, pasi ua ka dhënë atë, mirëpo e largon atë nëpërmjet vdekjes së dijetarëve bashkë me diturinë që kanë, kështu që do të mbesin injorantët, të cilët, kur pyeten, japin përgjigje nga mendja e tyre (pa dije fetare). Kështu, devijojnë veten dhe të tjerët.”
Urve shton: “Këtë hadith ia tregova Aishes, gruas së Pejgamberit ﷺ dhe, kur Abdullah ibn Amri sërish bëri haxh, ajo më tha: “O djali i motrës sime, shko tek Abdullahu dhe ma vërteto atë që ma ke transmetuar prej tij.” Unë shkova ta pyes dhe ai prapë m'i tha të njëjtat fjalë. Kur u ktheva tek Aishja dhe i tregova, ajo u mahnit dhe tha: “Për Allahun, Abdullah ibn Amri e paska mbajtur në mend mirë.”
7308. Nga: Sehël ibn Hunejfi
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Hamzai, e ky e ka dëgjuar Ameshin, e ky e ka pyetur Ebu Vailin: A ke marrë pjesë në (Betejën) Sifin? Tha: Po. E kam dëgjuar Sehël ibn Hunejfin duke thënë ...; [t]: Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ameshi se Ebu Vaili tregon se Sehël ibn Hunejfi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “O ju njerëz, fajësojeni mendjen tuaj e jo fenë! Unë kam qenë i pranishëm ditën e ndodhisë së Ebu Xhendelit dhe, sikur të kisha pasur mundësi ta refuzoja urdhrin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, do ta refuzoja. Sa herë që luftonim për Allahun, edhe pse na dukej e rëndë, gjithnjë na lehtësohej puna për diçka më të mirë, përveç kësaj në të cilën ndodhemi ne tani.”
Ameshi ka thënë: “Ebu Vaili shton: “Kam qenë i pranishëm në Betejën e Sifinit. Eh, çfarë fatkeqësie që ishte Sifini!”
8. Nënkapitulli: Kur Pejgamberi ﷺ pyetej për gjëra, për të cilat nuk i kishte zbritur shpallja, thoshte: "Nuk e di." Ose nuk përgjigjej derisa i zbriste shpallja, porse nuk fliste me mendje të vet (pa shpallje), e as me analogji (kijas). Për shkak të Fjalës së Allahut të Madhëruar: “... Me atë që të mësoi Allahu...”
Ibn Mesudi tregon se, kur Pejgamberi ﷺ është pyetur për shpirtin, heshti derisa i zbriti ajeti.
7309. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Ibn Munkedirin se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa isha i sëmurë rëndë, i Dërguari i Allahut ﷺ me Ebu Bekrin erdhën në këmbë për të më vizituar, e në atë rast më gjetën të alivanosur. I Dërguari i Allahut ﷺ kishte marrë abdes e më kishte spërkatur me ujë të abdesit. Kur m'u kthye vetëdija, thashë: “O i Dërguari i Allahut, si të veproj me pasurinë time? Si ta ndaj atë?”
Ai nuk më dha ndonjë përgjigje derisa zbriti ajeti i trashëgimisë.”
9. Nënkapitulli: Pejgamberi ﷺ e mësoi umetin e tij, qofshin burra, apo gra, prej asaj që Allahu ia mësoi atij, e jo prej mendjes a krahasimeve
7310. Nga: Ebu Seid Hudriu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Abdurrahman ibn Asbehani, e ky nga Ebu Salih Dhekvani se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O i Dërguari i Allahut!, vetëm burrat po i mësojnë fjalët e tua, andaj na ndaj edhe neve një ditë, që ne të vijmë te ti dhe të na mësosh prej diturisë që Allahu ta ka dhënë.”
Pejgamberi ﷺ u tha: “Mblidhuni në këtë e këtë ditë, në këtë e këtë vend.” Rrjedhimisht, ato u tubuan, kështu që i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi dhe u mësoi nga dituria që Allahu ia ka dhënë atij dhe tha: “Nuk ndodh që një nëne t'i vdesin tre fëmijë e që ata të mos i bëhen pengesë nga Zjarri.”
Një grua e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, po dy?” Kur e përsëriti pyetjen për së dyti, Pejgamberi ﷺ i tha: “Edhe dy, edhe dy, edhe dy.”
10. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Një grup njerëzish të këtij umeti do të vazhdojnë të triumfojnë në të vërtetën duke luftuar.” Fjala është për njerëzit e dijes
7311. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Ubejdullah ibn Musai transmeton nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një grup nga umeti im do të vazhdojnë të triumfojnë, derisa t'u vijë caktimi i Allahut e t'i gjejë triumfues.”
7312. Nga: Muavi ibn Ebu Sufjani
Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Humejdi tregon: “Njëherë Muavi ibn Ebu Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) gjatë ligjërimit të tij tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë), kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë (në fenë e Allahut) derisa të bëhet Kiameti ose derisa të vijë caktimi i Allahut.”
11. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Madhëruar: “... Ose t’ju ndajë në grupe...”
7313. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka thënë Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur ky ajet i zbriti të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Thuaj: “Ai ka fuqi t'ju ndëshkojë prej së larti...”, (Enam, 65) tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” Pastaj: “... ose nga poshtë këmbëve tuaja...”, ai sërish tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” Dhe, kur zbriti: “... ose t'ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit”, ai tha: “Këto dyja janë më të lehta.”
12. Nënkapitulli: Ai që krahason një çështje të njohur me një çështje të sqaruar, për ta kuptuar pyetësi, ndërkohë Pejgamberi ﷺ e ka sqaruar dispozitën e këtyre dyjave
7314. Nga: Ebu Hurejra
Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Gruaja më ka lindur një djalë të zi, gjë që po më mundon!”
- “A ke ndonjë deve?” - e pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ.
- Po, - tha ai.
- “Çfarë ngjyre janë?”
- Të kuqe.
- “A ka prej tyre të përhitur?”
- Po, ka edhe të përhitura.
- “E kjo, nga mendon se ka ardhur!?”
- O i Dërguari i Allahut, mbase mund të jetë nga loza, - tha ai.
- “Atëherë, edhe ky (djali yt) ndoshta i ka ngjarë lozës”, - i tha Pejgamberi ﷺ dhe nuk ia lejoi ta mohojë fëmijën.”
7315. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Nëna ime është zotuar se do ta kryejë haxhin, por ka vdekur pa e bërë haxhin. A të bëj haxh për të?”
Ai i tha: “Po, kryeja haxhin asaj. Çfarë mendon, sikur nëna jote të kishte borxh, a do t'ia paguaje?”
- Po, - iu përgjigj ai.
- “Kryeni obligimin e Allahut, sepse Allahu është më Meritori për t'i kryer obligimet (ndaj Tij).”
13. Nënkapitulli: Transmetimet që flasin rreth interpretimit juridik të gjykatësve duke u bazuar në atë që ka zbritur Allahu i Lartësuar
Allahu ka thënë: “Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka zbritur Allahu janë zullumqarët e vërtetë.” (Maide, 45) Pejgamberi ﷺ e ka lavdëruar personin që ka urtësi, me të cilën gjykon dhe ua mëson të tjerëve, nuk mundohet të gjykojë nga mendja e vet (pa dije), por i konsulton halifët dhe i pyet dijetarët.
7316. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Shihab ibn Abadi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Humejdi, e ky nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç në dy raste:
1. Ndaj personit që Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon me të drejtë;
2. Dhe ndaj personit që Allahu i ka dhënë urtësi, me të cilën ai gjykon dhe ua mëson të tjerëve.”
7317. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Mugire ibn Shuëbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Omer ibn Hatabi pyeti në lidhje me një grua e cila e lind foshnjën të vdekur, si pasojë e goditjes që gruaja ka marrë në bark, ka thënë: “Mos e ka dëgjuar ndokush Pejgamberin ﷺ të thotë diçka në lidhje më këtë?”
- Unë, - i thashë.
- Çfarë ke dëgjuar? - më pyeti.
- E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Shpagimi për të duhet të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të re në moshë”, - i thashë.
- Mos u largo pa më sjellë dikë që dëshmon për këtë që the, - tha Omeri.
7318. Nga: Mugire ibn Shuëbe
Mugire ibn Shuëbe (në vazhdim të hadithit paraprak) shton: “Kështu, unë dola dhe e gjeta Muhamed ibn Meslemen, të cilin e solla dhe ai dëshmoi me mua se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Shpagimi për të duhet të jetë një e dhjeta e vlerës së robit ose robëreshës.”
Transmetimin e Ebu Muaviut e fuqizon Ibn Ebu Zinadi nga babai i tij, e ky nga Urve, e ky nga Mugire.
14. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Do ta pasoni traditën e atyre që ishin para jush.”
7319. Nga: Ebu Hurejra
Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kiameti nuk do të ndodhë pa ardhur koha kur umeti im t'i pasojë popujt para tyre, pëllëmbë për pëllëmbe, hap pas hapi.”
Dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, e ke fjalën për persianët dhe romakët?”
- “E për kë tjetër pos tyre?” - tha Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 7319
Fjalë të panjohura?
7320. Nga: Ebu Seid Hudriu
Muhamed ibn Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Omer San'aniu, - nga Jemeni, - e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do t'i pasoni traditat e popujve para jush, pëllëmbë për pëllëmbe, hap pas hapi. Madje, sikur ata të hynin në vrimë të zvarranikut, ju do t'i pasonit.” Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, e ke fjalën për hebrenjtë dhe të krishterët?” Ai tha: “E për kë tjetër?”
15. Nënkapitulli: Mëkati i atij që thërret në lajthitje ose shpik një traditë të keqe
Për shkak të Fjalës së Allahut të Madhëruar: “... (bartin) edhe pjesën e gjynaheve të atyre që i çuan në humbje nga padijenia...” (Nahl, 25)
7321. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Abdullah ibn Murra, e ky nga Mesruku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sa herë që dikush vritet padrejtësisht, i biri i parë i Ademit do të ketë hise në atë gjak, sepse ai ishte i pari që filloi vrasjen.”
16. Nënkapitulli: Fjalët që Pejgamberi ﷺ ka përmendur dhe nxitja për unitetin e dijetarëve dhe unitetin e banorëve të dy haremeve: "Mekës dhe Medinës, ngjarjet në të cilat kanë qenë të pranishëm Pejgamberi ﷺ, muhaxhirët dhe ensarët; si dhe faltorja, minberi dhe varri i Pejgamberit ﷺ
7322. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullah Sulemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin ia dha besën të Dërguarit të Allahut ﷺ për Islam (dhe qëndrim në Medinë). Por, personin në fjalë e goditi një sëmundje në Medinë, kështu që erdhi tek i Dërguari i Allahut dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, ma tërhiq besën time.” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ refuzoi. Ai sërish erdhi dhe tha: “Ma tërhiq besatimin tim.” I Dërguari i Allahut ﷺ prapë refuzoi. Ai prapë i erdhi dhe i tha: “Ma tërhiq besën time.” Por i Dërguari i Allahut ﷺ prapë refuzoi. Atëherë beduini doli nga Medina, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Medina është sikurse gjyryku (i farkëtarit): e largon të keqen dhe e shfaq të mirën e saj.”
7323. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kuranin e mësoja prej Abdurrahman ibn Aufit dhe, në haxhin e fundit të Omerit, teksa Abdurrahmani ishte në Mina, tha: “Sikur ta shihje prijësin e besimtarëve, kur i erdhi një njeri dhe i tha: “Filani po thotë: “Nëse vdes prijësi i besimtarëve, ne do t'ia japim besën filanit.” Atëherë Omeri tha: “Sonte do të ngrihem dhe do t'ua tërheq vërejtjen këtij grupi që po tentojnë ta marrin këtë çështje (që nuk u takon).” Unë i thashë: “Mos e bëj këtë, sepse haxhi i tubon njerëzit e thjeshtë, të cilët e mbizotërojnë ndejën tënde, ndërsa kam frikë se nuk do ta kuptojnë siç duhet dhe secili e kap sipas mendjes së vet, andaj prit derisa të shkosh në Medinë, vendin e hixhretit dhe të Sunetit. Atje do të veçohesh me shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, muhaxhirë e ensarë, të cilët do ta ruajnë fjalën tënde dhe do ta kuptojnë siç duhet.” Omeri tha: “Për Allahun, posa të arrij në Medinë, do ta mbaj këtë fjalim.”
Ibn Abasi shton: “Kur arritëm në Medinë, Omeri tha: “Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ me të vërtetën, atij ia zbriti Librin dhe në kuadër të tij ishte edhe ajeti i gurëzimit.”
7324. Nga: Ebu Hurejra
Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Muhamed ibn Sirini tregon: “Ishim tek Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili kishte veshur një palë rroba liri të kuqërremta. Ai fshiu hundën dhe tha: “Eh, sa çudi! Ebu Hurejra i fshin hundët me leckë liri, ndërsa më parë më ndodhte të bija përtokë i alivanosur mes minberit të Pejgamberit ﷺ dhe dhomës së Aishes, saqë kur dikush kalonte aty pranë, ndodhte të ma vinte këmbën në qafë, duke menduar se isha i çmendur, ndonëse unë s'kisha asnjëfarë çmendurie, por vetëm ndjeja uri (të madhe).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7324
Fjalë të panjohura?
7325. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani se Abdurrahman ibn Abisi tregon se dikush e pyeti Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A ke marrë pjesë në faljen e namazit të Bajramit së bashku me Pejgamberin ﷺ?”
Ai iu përgjigj: “Po. Mirëpo, sikur të mos ishte afërsia ime me Pejgamberin ﷺ, për shkak të moshës sime të re, nuk do të dilja me të. Ai shkoi te kodrina afër shtëpisë së Kethir ibn Saltit, u fal dhe u ligjëroi njerëzve, pa ezan dhe pa ikamet. Pastaj i urdhëroi gratë të jepnin sadaka, kështu që ato i zgjasnin duart te veshët (vathët) dhe qafat (gjerdanet) e tyre. Me urdhrin e Pejgamberit ﷺ, Bilali shkoi tek ato (për të mbledhur sadakatë) pastaj u kthye te Pejgamberi ﷺ.”
7326. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ vente në Kuba në këmbë ose hipur në kafshë.
7327. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami se Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë Abdullah ibn Zubejrit: “Më varros me shoqet e mia (në varrezat Bekië në Medinë) dhe mos më varros në shtëpi me Pejgamberin ﷺ, sepse urrej të lavdërohem (pas vdekjes).”
7328. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Hishami transmeton se babai i tij Urve tregon se Omeri i çoi fjalë Aishes: “Më lejo të varrosem me dy shokët e mi.” Ajo i tha: “Po, për Allahun.”
Urve shton: “Kur dikush nga sahabët i kërkonte asaj të varroset me ta, ajo thoshte: “Jo, për Allahun, askujt nuk i jap përparësi për këtë para vetes.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7328
Fjalë të panjohura?
7329. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ejub ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekër ibn Ebu Uvejsi, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e ky nga Salih ibn Kejsani, e këtij i ka thënë Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e falte ikindinë dhe shkonte në Avali, ndërkohë Dielli ende ishte i ngritur.”
Lejthiu shton nga Junusi se ka thënë: “Avali është tri-katër milje larg.”
7330. Nga: Saib ibn Jezidi
Amër ibn Zurare na ka thënë: Na ka treguar Kasim ibn Maliku nga Xhuejdi se Saib ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Sai në kohën e Pejgamberit ﷺ ishte i barabartë me një mud dhe një e treta e mudit tuaj sot, pra, është shtuar në të (mudin tuaj).”
7331. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “O Allah! Begatoji në peshoret e tyre! Begatoji në sain dhe mudin e tyre!” Kishte për qëllim banorët e Medinës.
7332. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se hebrenjtë sollën te Pejgamberi ﷺ një burrë dhe një grua (nga mesi i tyre), të cilët kishin bërë zina. Kështu, ai urdhëroi që të dy të gurëzoheshin afër vendit ku falen namazet e xhenazeve, pranë xhamisë.
7333. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Amri, i çrobëruari i Mutalibit, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e pa kodrën e Uhudit dhe tha: “Kjo është kodër që na do ne dhe ne e duam atë. O Allah, Ibrahimi e shenjtëroi Mekën, andaj edhe unë po shenjtëroj çdo gjë ndërmjet dy pllajave të saj (Medinës).”
Këtë transmetin e fuqizon Sehli nga Pejgamberi ﷺ në lidhje me Uhudin.
Referenca: Sahihu i Buhariut 7333
Fjalë të panjohura?
7334. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se hapësira mes murit të xhamisë nga ana e kibles dhe minberit ishte sa të kalonte një dele.
7335. Nga: Ebu Hurejra
Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Mehdiu, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pjesa mes shtëpisë dhe minberit tim është një prej kopshteve të Xhenetit, ndërsa minberi im është mbi Hauzin tim.”
7336. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ organizoi një garë me kuaj. Kështu, kuajt e stërvitur u nisën prej Hafjasë deri në Thenijetul Veda (vende në qytetin e Medinës). Ndërkaq, të pastërviturit prej Thenijtul Veda deri te Xhamia e Benu Zurejkut. Edhe Abdullahu ishte në mesin e garuesve me kuaj.
Këtë na ka treguar edhe Kutejbe nga Lejthiu, e ky nga Nafiu, e ky nga Omeri.
7337. Nga: Abdullah ibn Omeri
Kutejbe transmeton nga Lejthiu, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri; [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Isai, Ibn Idrisi dhe Ibn Ebu Ganije, e këta nga Ebu Hajani, e ky nga Shabiu se Ibn Omeri tregon: “E kam dëgjuar Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) të ligjërojë në minberin e Pejgamberit ﷺ.”
7338. Nga: Saib ibn Jezidi
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Saib ibn Jezidi tregon: “E kam dëgjuar Othmanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke na ligjëruar nga minberi i Pejgamberit ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7338
Fjalë të panjohura?
7339. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Hisham ibn Hasani, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mua dhe të Dërguarit të Allahut ﷺ na vendosej ky legen (me ujë për t'u pastruar), prej të cilit merrnim ujë së bashku.”
7340. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abad ibn Abadi, e këtij i ka treguar Asim Ahveli se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ lidhi besën mes ensarëve dhe kurejshëve në shtëpinë time në Medinë.
7341. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të, në vazhdim të hadithit paraprak) shton: “Dhe bëri kunut një muaj rresht, duke u lutur kundër disa familjeve të fisit benu sulejm.”
7342. Nga: Ebu Burde ibn Ebu Musa
Ebu Kurejbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Burejdi se Ebu Burde tregon: “Shkova në Medinë, ku takova Abdullah ibn Selamin, i cili më tha: “Eja në shtëpi (tek unë) të jap të pish nga tasi prej të cilit ka pirë i Dërguari i Allahut ﷺ dhe të falesh në vendin ku është falur Pejgamberi ﷺ.” Unë shkova me të dhe ai më ofroi çervish të lëngshëm dhe hurma, si dhe u fala në vendfaljen e tij.”
7343. Nga: Omer ibn Hatabi
Seid ibn Rebia na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e këtij i ka treguar Ikrime, e ky nga ibn Abasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sonte, teksa isha në Luginën Akik, më erdhi një i dërguar prej Zotit tim dhe më tha: “Falu në këtë luginë të bekuar dhe thuaj: “(Po hyj në ihram për) umre dhe haxh.”
Harun ibn Ismaili ka thënë: “Na ka treguar Aliu se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... umre në kuadër të haxhit.”
7344. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ua ka caktuar banorëve të Nexhdit, Karnin për mikat, banorëve të Shamit, Xhuhfën dhe banorëve të Medinës, Dhul Hulejfën. Këtë e kam dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ, porse jam informuar se ai, po ashtu, ka thënë: “Për banorët e Jemenit, Jelemlemi.” Dikush ia përmendi Ibn Omerit Irakun, porse ai tha: “Atë kohë Iraku nuk ka qenë me muslimanë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7344
Fjalë të panjohura?
7345. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdurrahman ibn Mubareku na ka thënë: Na ka treguar Fudajli, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa ëndërr teksa ishte në vendpushimin e tij në Dhul Hulejfe, ku dikush (prej melekëve) i tha: “Tani ndodhesh në Bat'hanë e bekuar.”
17. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Madhëruar: “Ti (O Muhamed) nuk ke asgjë në dorë...”
7346. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ, pasi e ngrinte kokën prej rukusë, në rekatin e fundit të namazit të sabahut, të thoshte: “Allahume rabena ve lekel hamd. O Allah, mallkoje filanin dhe filanin!” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t'ua pranojë Ai pendimin apo do t'i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.” (Ali Imran, 128)
18. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Madhëruar: “... Por, njeriu është polemizues më tepër se kushdo tjetër.”
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Diskutoni me ithtarët e Librit vetëm me mënyrën më të mirë...” (Ankebut, 46)
7347. Nga: Husejn ibn Aliu
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu; [t]: Muhamed ibn Selami më ka thënë: Na ka rrëfyer Atab ibn Beshiri nga Is'haku, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka treguar Husejn ibn Aliu se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë i Dërguari i Allahut ﷺ na trokiti (në derë) mua e Fatimes, bijës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast na tha:
- “A nuk po faleni?!”
- O i Dërguari i Allahut, shpirtrat tanë janë në dorën e Allahut. Nëse dëshiron të na zgjojë, na zgjon, - i thashë unë.
Kur e dëgjoi këtë i Dërguari i Allahut, u largua pa thënë kurrgjë. Pastaj, teksa largohej, godiste kofshën e tij dhe e dëgjova duke thënë: “Por, njeriu është polemizues më tepër se kushdo tjetër.” (Kehf, 54)
7348. Nga: Ebu Hurejra
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Seidi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndronim në xhami, i Dërguari i Allahut ﷺ doli dhe tha: “Nisuni për te hebrenjtë!” Ne u nisëm me të dhe, me të arritur te shtëpia e Midrasit, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe u tha: “O ju hebrenj, pranojeni Islamin, që të shpëtoni.” Ata i thanë: “E përcolle mesazhin, o Ebu Kasim!” Ai u tha: “Unë këtë po e synoj, pranojeni Islamin, që të shpëtoni.” Ata sërish i thanë: “E përcolle mesazhin, o Ebu Kasim!” I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Unë këtë po e synoj.” Pastaj u tha të njëjtën gjë për së treti dhe shtoi: “Dijeni se kjo tokë i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Unë dua t'ju dëboj nga kjo tokë, andaj, kush nuk mund ta marrë pasurinë me vete, le ta shesë. Përndryshe, dijeni se kjo tokë i takon Allahut dhe të Dërguarit të Tij.”
19. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Madhëruar: “Kështu, Ne ju kemi bërë umet të drejtë...”
Si dhe urdhërimi i Pejgamberit ﷺ për ndjekjen e bashkësisë së muslimanëve, respektivisht njerëzve të dijes.
7349. Nga: Ebu Seid Hudriu
Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, Nuhu do të thirret dhe do t'i thuhet: “A ua ke kumtuar (shpalljen)?” Nuhu thotë: “Po, o Zoti im!” Pastaj pyetet umeti i tij: “A jua ka kumtuar?” Ata thonë: “Jo, nuk na ka ardhur asnjë pejgamber.” Allahu i thotë Nuhut: “A ka kush dëshmon për ty?” Ai thotë: “Muhamedi ﷺ dhe umeti i tij.” Kështu, ju do të silleni dhe do të dëshmoni. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ e lexoi ajetin: “Kështu, Ne ju kemi bërë umet mesatar”, - tha: (është për qëllim) umet të drejtë, - “që të bëheni dëshmitarë për njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar për ju...” (Bekare, 143)
Xhafer ibn Avniu transmeton: “Këtë na ka treguar Ameshi nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Seid Hudriu, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”
20. Nënkapitulli: Nëse përgjegjësi a gjykatësi përpiqet (t’ia qëllojë), porse gabon pa dije, duke e kundërshtuar Pejgamberin ﷺ, atëherë gjykimi i tij refuzohet.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që punon një vepër që nuk përkon me praktikën tonë, i refuzohet."
7350. Nga: Ebu Seid Hudriu - Ebu Hurejra
7350. 7351. Ismaili transmeton nga vëllai i tij, e ky nga Sulejman ibn Bilali, e ky nga Abdulmexhid ibn Suhejl ibn Abdurrahman ibn Aufi, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Musejebin duke treguar se Ebu Seid Hudriu dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një burrë ensar nga fisi benu adij dhe e caktoi mëkëmbës të Hajberit, i cili i solli hurma të majme. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha:
- “A janë të gjitha hurmat e Hajberit kësisoj?”
- Jo, o i Dërguari i Allahut, betohem në Allahun, ne blejmë një saë hurmash të këtilla me dy saë hurmash (të dobëta).
- “Mos veproni kështu! Porse (blini) një për një, ose shitni këto dhe me vlerën e tyre blini të tjerat. Të njëjtën gjë veprojeni me çdo gjë që peshohet”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.”
7351. Nga: Ebu Seid Hudriu - Ebu Hurejra
7350. 7351.
21. Nënkapitulli: Shpërblimi i gjykatësit nëse ia qëllon ose gabon në interpretimin e tij juridik
7352. Nga: Amër ibn Asi
Abdullah ibn Jezid Mukri Mekiu na ka thënë: Na ka treguar Hajve ibn Shurejhu, e këtij i ka treguar Jezid ibn Abdullah ibn Hadi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim ibn Harithi, e ky nga Busr ibn Seidi, e ky nga Ebu Kajsi, i çrobëruari i Amër ibn Asit, se Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kur gjykatësi gjykon, duke e studiuar çështjen me përpikëri, dhe ia qëllon, i takojnë dy shpërblime, si dhe, kur gjykon dhe e studion çështjen me përpikëri por gabon, i takon vetëm një shpërblim.”
Jezid ibn Abdullahu ka thënë: “Këtë hadith ia tregova Ebu Bekër ibn Amër ibn Hazmit e ai më tha: “Kështu ma ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani nga Ebu Hurejra. Kurse Abdulaziz ibn Mutalibi transmeton nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Pejgamberi ﷺ njëjtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7352
Fjalë të panjohura?
22. Nënkapitulli: Argumenti i atij që thotë: "Dispozitat e Pejgamberit ﷺ kanë qenë të qasshme për të gjithë; si dhe mungesa e disa sahabëve në ngjarjet me Pejgamberin ﷺ ose gjatë ligjësimit të çështjeve të Islamit
7353. Nga: Ebu Musa Eshariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Atai se Ubejd ibn Umejri tregon se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i kërkoi leje Omerit për të hyrë, por iu duk se ishte i zënë, andaj u kthye.
Pastaj Omeri tha:
- A mos e dëgjova zërin e Abdullah ibn Kajsit? Jepini leje që të hyjë.
E, kur e thirrën atë, Omeri e pyeti: “Pse veprove kështu (pse u ktheve)?”
- Kështu jemi urdhëruar (të veprojmë), - tha Ebu Musai.
- Më sill një argument për këtë, ose do të veproj me ty (kështu e kështu), - i tha Omeri.
Ebu Musai shkoi te një ndejë e ensarëve (për të kërkuar dëshmitarë), ndërsa ata i thanë:
- Për këtë le të dëshmojnë më të vegjlit prej nesh.
Ebu Seid Hudriu u ngrit dhe tha: “Kështu jemi urdhëruar.”
Atëherë Omeri tha: “Më paska ikur kjo gjë prej praktikës së Pejgamberit ﷺ. Më ka hutuar tregtia nëpër tregje.”
7354. Nga: Ebu Hurejra
Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky e ka dëgjuar Arexhin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po thoni se Ebu Hurejra e ka tepruar së transmetuari hadithe prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mirëpo betohem në Allahun se do të dalim para Allahut. Unë kam qenë një i vobektë që e shoqëroja shumë të Dërguarin e Allahut ﷺ barkthatë. Muhaxhirët ishin të zënë nëpër tregje me shitblerje, kurse ensarët ishin të zënë me punët e pasurisë së tyre (kopshtet). Një ditë isha i pranishëm tek i Dërguari i Allahut ﷺ kur ai tha: “Kush e shtron rrobën e vet derisa t'i kryej këto fjalë e pastaj e merr atë, ashtu që nuk do të harrojë asgjë që ka dëgjuar prej meje (asnjë fjalë timen).”
Unë shtrova pelerinën që e kisha të veshur dhe, betohem në Atë që e ka dërguar atë (Muhamedin ﷺ) me të vërtetën, se nuk kam harruar asnjë fjalë që e kam dëgjuar prej tij.”
23. Nënkapitulli: Kush e konsideron argument mosqortimin e Pejgamberit ﷺ për diçka, gjë që nuk vlen për dikë tjetër pos të Dërguarit ﷺ
7355. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Hamad ibn Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Muadhi, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi se Muhamed ibn Munkediri tregon: “E kam parë Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) duke u betuar në Allahun se Ibn Sajadi është Dexhalli. Atëherë unë i thashë: “Betohesh në Allahun?!”
- Unë e kam dëgjuar Omerin duke u betuar për këtë në prani të Pejgamberit ﷺ, ndërkohë që Pejgamberi ﷺ nuk e pati kundërshtuar atë, - tha Xhabiri.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7355
Fjalë të panjohura?
24. Nënkapitulli: Dispozitat që njihen përmes argumenteve dhe si kuptohet argumentimi e sqarimi i tij?
Pejgamberi ﷺ e sqaroi dispozitën e kuajve dhe gjërave të tjera e pastaj kur u pyet për gomarët, ai i argumentoi me Fjalën e Allahut të Madhëruar: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Zelzele, 7) Po ashtu, kur Pejgamberi ﷺ u pyet për zvarranikun e quajtur dab, tha: “Unë nuk e ha, por as e ndaloj atë.” Dabin e patën ngrënë në sofrën e Pejgamberit ﷺ, kështu që Ibn Abasi me këtë argumenton se nuk është haram.
7356. Nga: Ebu Hurejra
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ebu Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kuajt janë tri llojesh: për dikë janë shpërblim, për dikë mburojë, ndërsa për dikë janë mëkat. Shpërblim janë për atë që rezervon kalin për luftë në rrugën e Allahut dhe, kur e lidh, ia lë litarin të gjatë në kullosë ose kopsht. Çfarëdo që ha nga kjo zgjatje prej kullosës a kopshtit, i llogaritet shpërblim pronarit. Nëse ndodh ta këpusë litarin e zgjatur dhe të ikë një a dy kodra larg, fërkemet dhe bajgat e tij i llogariten shpërblim pronarit. Nëse kalon pranë lumit dhe pi, pa dashur pronari t'i japë ujë, sërish i llogaritet shpërblim pronarit. Pra, kështu kuajt llogariten shpërblim (për këtë pronar).
Ndërkaq, ai që mban kalë për qëllime personale fitimprurëse dhe për ta ruajtur nderin, por nuk e harron obligimin që e ka ndaj Allahut për të (të japë sadaka nga ajo që fiton prej tij) dhe për shpinën e tij (të ndihmojë dikë më të dhe të mos e ngarkojë shumë), i llogaritet mburojë për të (nga varfëria).
Ndërkaq, ai që mban kalë nga krenaria dhe syefaqësia, i llogaritet mëkat.”
Pejgamberi ﷺ është pyetur për gomarët dhe është përgjigjur: “Nuk më ka zbritur shpallje që flet konkretisht për këtë, përveç këtyre ajeteve të përgjithshme e të pashoqe: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. E kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Zelzele, 7-8)
7357. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Mensur ibn Safija, e ky nga nëna e tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua e pyeti Pejgamberin ﷺ si të pastrohet nga menstruacioni. Ai iu përgjigj: “Merr një copë pëlhure të parfumuar dhe pastrohu me të.”
- Si të pastrohem me të, o i Dërguari i Allahut? - pyeti sërish ajo.
- “Pastrohu”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
- Po si të pastrohem me të, o i Dërguari i Allahut? - pyeti sërish ajo.
- “Pastrohu me të”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Aishja tha: “Unë e kuptova çfarë kishte për qëllim i Dërguari i Allahut, andaj e tërhoqa atë (grua) nga vetja dhe e mësova.”
7358. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Umu Hufejd bint Harith ibn Hazni i dhuroi Pejgamberit ﷺ pak djathë, gjalpë dhe disa zvarranikë të quajtur dab. Pejgamberi ﷺ kërkoi t'ia sjellin dabët, kështu që ata u hëngrën në sofrën e tij, porse ai i la, sikur neveritej prej tyre. Pra, sikur të ishin haram, nuk do të haheshin në sofrën e tij dhe nuk do të urdhëronte që të haheshin.
7359. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ata ibn Ebu Rabahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, - dhe le të qëndrojë në shtëpinë e vet.”
Pejgamberit ﷺ i sollën një enë rrethore, - Ibn Vehbiu thotë: “Është për qëllim një pjatë me bishtaja (të gatuara)”, - i cili, me t'i nuhatur erën, pyeti çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojani!” Atëherë ata ua afruan disa shokëve të tij, që ishin me të. Kur (njëri prej tyre) pa (se Pejgamberi ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Pejgamberi ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet (me Xhibrilin).”
Ibn Ufejri transmeton nga Ibn Vehbiu se ka thënë: “(I sollën) një tenxhere me bishtaja.” Ndërkaq, Lejthiu dhe Ebu Safvani nuk e përmendën çështjen e tenxheres në transmetimin e tyre nga Junusi, andaj nuk e di nëse është fjalë e Zuhriut apo pjesë e hadithit.”
7360. Nga: Xhubejr ibn Mutëimi
Ubejdullah ibn Sad ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar babai dhe xhaxhai im, e këtyre u ka treguar babai im nga babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Muhamedi, i biri i Xhubejrit, se babai i tij Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua ensare vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe bisedoi me të për një çështje. Kështu, Pejgamberi ﷺ e urdhëroi për diçka, atëherë ajo tha: “O i Dërguari i Allahut! Po nëse nuk të gjej ty?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Nëse nuk më gjen mua, atëherë shko tek Ebu Bekri.”
Humejdiu, duke transmetuar nga Ibrahim ibn Sadi, shton: “Ajo sikur aludonte në vdekje.”
25. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Mos i pyesni ithtarët e Librit për asgjë.”
7361. Nga: Muavi ibn Ebu Sufjani
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Humejd ibn Abdurrahmani tregon se e ka dëgjuar Muaviun duke i folur një grupi prej fisit kurejsh në Medinë, e në atë rast e përmendi Kab Ahbarin dhe tha: “Edhe pse është më i vërteti prej atyre që transmetojnë nga ithtarët e Librit, megjithatë ne sigurohemi nga ai, nga ndonjë e pavërtetë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 7361
Fjalë të panjohura?
7362. Nga: Ebu Hurejra
Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ithtarët e Librit e lexonin Tevratin hebraisht dhe ua komentonin muslimanëve në arabisht.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni, por: “Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe Esbatëve (bijve të Jakubit), në atë që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis tyre dhe vetëm Allahut i përulemi.” (Bekare, 136)
7363. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Si po i pyesni ithtarët e Librit për ndonjë gjë, ndërsa Libri juaj, i cili i është zbritur të Dërguarit të Allahut ﷺ është rrëfimi më i ri. Po e lexoni, të pastër dhe të pandryshuar. Ndërkaq, Allahu ju ka treguar se ithtarët e Librit e kanë zëvendësuar Librin e Allahut (Tevratin) dhe e kanë ndryshuar atë. Po ashtu, Librin e kanë shkruar me duart e tyre, pastaj kanë thënë: “Kjo është prej Allahut, që për këtë të kenë ndonjë përfitim të vogël (material). Si nuk ju ndalon dituria që ju ka ardhur që t'i pyesni ata?! E ata, betohem në Allahun se, asnjëherë, asnjëri prej tyre, nuk ju ka pyetur rreth shpalljes që ju është zbritur juve.”
26. Nënkapitulli: Urrejtja e mospajtimeve
7364. Nga: Xhundub ibn Abdullah Bexheliu
Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrahman ibn Mehdiu, e ky nga Selam ibn Ebu Mutië, e ky nga Ebu Imran Xhevniu se Xhundeb ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lexojeni Kuranin për sa kohë që zemrat tuaja janë në ujdi, e, kur të fillojnë mospajtimet, shpërndahuni!”
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Abdurrahmani e ka dëgjuar Selamin.”
7365. Nga: Xhundub ibn Abdullah Bexheliu
Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdusamedi, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Ebu Imran Xhevniu se Xhundeb ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Lexojeni Kuranin për sa kohë që zemrat tuaja janë në ujdi, e, kur të fillojnë mospajtimet, shpërndahuni!”
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Jezid ibn Haruni transmeton nga Harun Averi, e këtij i ka treguar Ebu Imrani nga Xhundebi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”
7366. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ ishte në agoninë e vdekjes e në shtëpinë e tij gjendeshin ca burra, në mesin e të cilëve ishte edhe Omer ibn Hatabi, Pejgamberi ﷺ tha: “Ejani, t'ju shkruaj një letër (amanet), pas së cilës nuk do të devijoni kurrë.” Omeri tha: “Pejgamberin ﷺ e ka kapluar dhimbja, ndërkohë ju e keni Kuranin. Na mjafton Libri i Allahut.” Të pranishmit filluan të debatonin dhe të grindeshin. Disa thoshin: “Afrojani, le t'ju shkruajë i Dërguari i Allahut ﷺ një letër, pas së cilës nuk do të devijoni.” Disa të tjerë thoshin atë që e tha Omeri. Pasi e tepruan me shamatë dhe mospajtim, në prani të Pejgamberit ﷺ, ai tha: “Largohuni prej këtu!”
Ubejdullahu ka thënë: “Ibn Abasi thoshte: “Ç'fatkeqësi e madhe që e penguan të Dërguarin e Allahut ﷺ ta shkruajë atë letër, për shkak të asaj fjalosjeje dhe shamate mes tyre!”
27. Nënkapitulli: Atë që Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar konsiderohet haram, përveç nëse dihet se është e lejuar
E edhe urdhri i tij, sikurse që u tha atyre të cilët u liruan nga ihrami: “Bëni marrëdhënie me gratë.” Xhabiri ka thënë: "Nuk ka qenë detyrim, porse ua ka lejuar gratë atyre." Umu Atija ka thënë: "Na është ndaluar (femrave) përcjellja e xhenazes, por jo rreptësisht."
7367. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Mekij ibn Ibrahimi transmeton nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka thënë Atai, e ky nga Xhabiri. Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: Muhamed ibn Bekri ka thënë: Na ka treguar ibn Xhurejxhi se Atai tregon: “Teksa Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ishte me disa njerëz, tha: “Ne, shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, hymë në ihram vetëm për haxh, pa umre. Pejgamberi ﷺ erdhi mëngjesin e ditës së katërt të dhul hixhes (në Mekë). Kur arritëm, Pejgamberi ﷺ na urdhëroi të lirohemi nga ihramët dhe tha: “Lirohuni nga ihramët dhe (mund të) bëni marrëdhënie me gratë (tuaja).”
Xhabiri thotë: “Nuk ka qenë detyrim, porse ua ka lejuar gratë atyre.”
Ai vazhdon: “Pejgamberi ﷺ u informua se ne po themi: “Nuk na kanë mbetur as pesë ditë deri në Arafat dhe ai po na urdhëron të lirohemi (nga ihramët) për gratë tona e të shkojmë në Arafat, ndërkohë kemi bërë marrëdhënie intime?!” - dhe Xhabiri bënte me dorë duke e lëkundur. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe tha: “Ju e dini se unë jam më i devotshmi, më i sinqerti dhe më vepërmiri ndaj Allahut. Sikur të mos e kisha kurbanin me vete, do të lirohesha prej ihramëve siç liroheni ju, andaj lirohuni. Sikur të mund të kthehesha mbrapa, do të veproja ndryshe: nuk do ta merrja kurbanin me vete.” Kështu, ne u liruam prej ihramëve, dëgjuam dhe u bindëm.”
7368. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu
Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Husejni, e ky nga Ibn Burejde se Abdullah Muzeniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Faluni para (farzit të) namazit të akshamit.” Herën e tretë tha: “Kush të dëshirojë”, - nga frika se njerëzit do ta konsideronin sunet (traditë).
28. Nënkapitulli: Fjala e Allahut të Madhëruar: “... Dhe ata që konsultohen mes vete për punë të përbashkëta…”
“… Dhe konsultoji ata për këtë çështje…” (Ali Imran, 159) Konsultimi duhet të jetë para se ta vendosë dhe para se ta vërtetojë, për shkak të Fjalës së Allahut: “... E kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun...” (Ali Imran, 159) Nëse i Dërguari i Allahut ﷺ vendos për një gjë, atëherë askujt nuk i takon që ta tejkalojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pejgamberi ﷺ i konsultoi shokët e vet, ditën e Uhudit, nëse ishte më mirë të qëndronin brenda (Medinës) apo të dilnin jashtë saj. Pasi u armatos dhe e vendosi, ata i thanë: Qëndro (në Medinë), porse ai nuk i dëgjoi, pasi e kishte vendosur dhe tha: “Nuk i takon një pejgamberi që, pasi të veshë parzmoren, ta lërë atë, pa gjykuar Allahu ndryshe.” Po ashtu, Pejgamberi ﷺ e konsultoi Aliun dhe Usamen, për atë që shpifësit i shpifën Aishes. Kështu, ai i dëgjoi ata dy. E, kur i zbriti Kurani, shpifësit i dënoi me goditje kamxhiku dhe nuk e përfilli mospajtimin e tyre (sahabëve), por gjykoi me atë që Allahu e urdhëroi. Prijësit pas Pejgamberit ﷺ i konsultonin njerëzit e besueshëm nga radhët e dijetarëve, në çështjet e lejuara, në mënyrë që ta vepronin më të lehtën, e, nëse këtë e sqaronte Kurani a Suneti, pas kësaj ata nuk kërkonin diku tjetër, duke u shëmbëllyer me Pejgamberin ﷺ. Ebu Bekri ishte i mendimit që t’i luftonte ata që nuk e jepnin zekatin, kështu që Omeri i tha: "Si po i lufton njerëzit, ndërkaq i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë ‘la ilahe ilallah’. Ai që thotë ‘la ilahe ilallah’, prej meje e ka të siguruar gjakun dhe pasurinë, përveç (nëse bie ndesh) me të drejtën (islame), ndërkohë llogaria e tij është tek Allahu.” Atëherë Ebu Bekri tha: "Betohem në Allahun se do t'i luftoj ata që bëjnë dallim mes dy gjërave që i bashkoi i Dërguari i Allahut ﷺ (namazi dhe zekati). Pas kësaj, Omeri e pasoi atë. Ebu Bekri nuk e përfilli konsultën, sepse ai e kishte dispozitën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, për ata që e bëjnë dallimin mes namazit e zekatit dhe donin ta ndryshonin fenë dhe dispozitat e saj." Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atë që e ndërron fenë, vriteni.” Në mesin e personave që rrinin në ndejat e Omerit ishin njohësit (e Kuranit), me të cilët ai këshillohej, ku kishte të moshuar dhe të rinj. Omeri ka qenë i nënshtruar ndaj dispozitave të Librit të Allahut.
7369. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve, Ibn Musejebi, Alkame ibn Vekasi dhe Ubejdullahu se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), teksa po e tregonte ndodhinë kur shpifësit patën shpifur për të, tha: “Kur iu vonua shpallja të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai e thirri Ali ibn Ebu Talibin dhe Usame ibn Zejdin, për t'i pyetur dhe për t'u konsultuar me ta për ta ndarë gruan e tij (Aishen). Usame i tregoi atë që dinte për pafajësinë e saj. Ndërkaq, Aliu i tha: “Allahu nuk të ka vënë kufizime, ka edhe shumë gra të tjera krahas saj, megjithatë kërkoji shërbëtores të ta thotë të vërtetën.” I Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti (Berirën): “A ke parë ndonjëherë diçka tek ajo, që të ngjall dyshime për të?” Berira i tha: “Jo, unë nuk kam parë gjë (të keqe), përveç faktit se ajo është vajzë shumë e re, ndodh që ta zërë gjumi e ta lërë brumin e familjes (pa kujdes) dhe të vijnë pulat e ia hanë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngjit në minber dhe tha: “O ju muslimanë! Kush më mbështet të hakmerrem ndaj atij që më ka prekur në nder të familjes? Betohem në Allahun se unë di vetëm të mira për familjen time.” Pastaj e përmendi pafajësinë e Aishes.”
Këtë e transmeton edhe Ebu Usame nga Hishami.
7370. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Zekerija Gasaniu, e ky nga Hishami, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u ligjëroi njerëzve, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “Çka më propozoni mua në lidhje me disa njerëz të cilët e shajnë familjen time? Ndërkohë, unë kurrë nuk di gjë të keqe për të (familjen).”
Urve tregon: “Pasi Aishja u informua për këtë (shpifjen), ajo tha: “O i Dërguari i Allahut, a më jep leje të shkoj te familja ime?” Ai i dha leje dhe dërgoi me të një shërbëtor.
Dikush prej ensarëve tha: “I lartësuar je Ti (o Zot), neve nuk na takon të flasim për këtë! I lartësuar je Ti, kjo është shpifje e madhe!”