Hadithet e ngjashme me hadithin 2299
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1716. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dërgoi të kujdesem për kurbanet deve dhe më urdhëroi ta shpërndaj mishin e tyre. Më pas më urdhëroi t'i shpërndaj mbulesat dhe lëkurat e deveve.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1716
Fjalë të panjohura?
1716. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Sufjani ka thënë: Më ka treguar Abdulkerimi, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më urdhëroi të kujdesem për kurbanet deve dhe që (kasapit) të mos i jap asgjë nga devetë (si pagesë) për therrjen e tyre.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1716(b)
Fjalë të panjohura?
1707. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më urdhëroi për të dhënë sadaka mbulesën dhe lëkurën e devesë që e ther për kurban.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1707
Fjalë të panjohura?
1717. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi dhe Abdulkerim Xhezeriu, e këtyre dyve u ka rrëfyer Muxhahidi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e urdhëroi të kujdesej për kurbanet deve e të shpërndante të gjitha pjesët e tyre: mishin, lëkurat e mbulesat e tyre, kurse kasapin të mos e paguante me diçka prej kurbaneve.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1717
Fjalë të panjohura?
1718. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sejf ibn Ebu Sulejmani, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i theri njëqind deve kurban. Më urdhëroi ta shpërndaj mishin. Pasi e kreva, më urdhëroi t'i shpërndaj mbulesat e tyre. Pasi e kreva, më urdhëroi t'i shpërndaj lëkurat e tyre, gjë që e bëra.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1718
Fjalë të panjohura?