Hadithet e ngjashme me hadithin 2424
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
471. Nga: Kab ibn Malik Ensariu
Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junus ibn Jezidi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Kab ibn Maliku se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke qenë në xhami, i kërkoi Ibn Ebu Hadredit t'i kthente një borxh. (Mes tyre shpërtheu një zënkë, ndaj) u ngritën zërat, saqë i Dërguari i Allahut ﷺ i dëgjoi në shtëpinë e vet. Doli, ngriti perden e derës dhe thirri:
- “O Kab ibn Malik! O Kab!”
- Të përgjigjem, o i Dërguari i Allahut! - tha Kabi, e Pejgamberi ﷺ i bëri me shenjë, t'ia falte gjysmën e borxhit.
- Atëherë, po ia fal, o i Dërguari i Allahut!
- “Ngrihu dhe ktheja borxhin (e mbetur)!” - i tha tjetrit.
Referenca: Sahihu i Buhariut 471
Fjalë të panjohura?
457. Nga: Kab ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Abdullah ibn Kab ibn Maliku se Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, duke qenë në xhami, i kërkoi Ibn Ebu Hadredit t'i kthente një borxh. (Mes tyre shpërtheu një zënkë, ndaj) u ngritën zërat, saqë i Dërguari i Allahut ﷺ i dëgjoi në shtëpinë e vet. Doli, e ngriti perden e derës dhe thirri:
- “O Kab!”
- Të përgjigjem, o i Dërguari i Allahut! - tha Kabi.
- “Falja një pjesë të borxhit!” - dhe bëri me shenjë: gjysmën.
- Atëherë, po ia fal, o i Dërguari i Allahut!
- “Ngrihu dhe ktheja borxhin (e mbetur)!” - i tha tjetrit.
Referenca: Sahihu i Buhariut 457
Fjalë të panjohura?