Hadithet e ngjashme me hadithin 2471
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
226. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Mensuri se Ebu Vaili tregon se Ebu Musa Eshariu ishte i rreptë në çështjen e urinimit (në këmbë) dhe thoshte: “Kur benu israilëve u stërpikej rroba (me urinë), e pritnin (hiqnin) atë pjesë. Në atë rast Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Ah, sikur të heshtte, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka urinuar në këmbë te plehërishta e një fisi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 226
Fjalë të panjohura?
224. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ shkoi te plehërishta e një fisi, ku urinoi duke qëndruar në këmbë. Pastaj kërkoi ujë, të cilin ia çova, dhe mori abdes (me të).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 224
Fjalë të panjohura?
225. Nga: Hudhejfe ibn Jemani
Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Po ecnim së bashku me Pejgamberin ﷺ, derisa arritëm te një plehërishtë që gjendej mbrapa një muri. Ai qëndroi në këmbë siç qëndroni ju (pa u përkulur ose ndryshuar pozitën) dhe urinoi. U largova pak nga ai, e Pejgamberi ﷺ ma bëri me shenjë, andaj iu afrova dhe i rrija mbrapa shpinës, derisa e përfundoi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 225
Fjalë të panjohura?