Hadithet e ngjashme me hadithin 3572
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
195. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Muniri na ka treguar se e ka dëgjuar Abdullah ibn Bekrin, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur erdhi koha e namazit, ata që i kishin shtëpitë afër shkuan (për të marrë abdes) nëpër shtëpitë e tyre, kurse disa të tjerë mbetën aty. Atëherë dikush i solli ujë të Dërguarit të Allahut ﷺ në një enë guri, e cila ishte aq e vogël, sa nuk mund ta shtrinte Pejgamberi ﷺ pëllëmbën e tij në të, porse prej saj morën abdes të gjithë ata që qenë në xhami.” Enesin e pyetën:
- Sa persona keni qenë?
- Mbi tetëdhjetë veta, - tha ai.
Referenca: Sahihu i Buhariut 195
Fjalë të panjohura?
200. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ kërkoi një enë me ujë, e në atë rast i sollën një tas të gjerë, në të cilin kishte pak ujë. Pejgamberi ﷺ i vuri gishtat në të. Enesi vazhdon: “Shihja sesi uji buronte përmes gishtave të tij.” Thotë: “I numërova ata që morën abdes nga aty dhe qenë diku shtatëdhjetë-tetëdhjetë persona.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 200
Fjalë të panjohura?
169. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, kur hyri koha e namazit të ikindisë, njerëzit filluan të kërkojnë ujë për abdes, por nuk gjetën. Atëherë, të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën një enë me ujë, ku ai vendosi dorën dhe urdhëroi njerëzit të merrnin abdes nga ajo enë. Kam parë ujin tek buronte nga gishtërinjtë e tij derisa të gjithë njerëzit morën abdes.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 169
Fjalë të panjohura?