Hadithet e ngjashme me hadithin 390

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

807. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Bekër ibn Mudarri, e ky nga Xhaferi, e ky nga Ibn Hurmuzi se Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur falej Pejgamberi ﷺ, (gjatë sexhdes) i hapte duart, saqë i dallohej edhe bardhësia e sqetullave.

Lejthiu thotë: “Më ka treguar Xhafer ibn Rebia, ngjashëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 807

Fjalë të panjohura?

390. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Jahja ibn Bukejri na ka rrëfyer: Na ka treguar Bekër ibn Mudarri, e ky nga Xhaferi, e ky nga Ibn Hurmuzi se Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur falej Pejgamberi ﷺ, i hapte krahët (në sexhde), saqë i shquhej bardhësia e nënsqetullave.

Lejthiu thotë: “Më ka treguar Xhafer ibn Rebia, ngjashëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 390

Fjalë të panjohura?