Hadithet e ngjashme me hadithin 1210
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
461. Nga: Ebu Hurejra
Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: na kanë rrëfyer Revhu dhe Muhamed ibn Xhaferi, e këta nga Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dje, teksa falesha, m'u shfaq befas një ifrit xhin, - ose e tha: një fjalë të ngjashme, - i cili donte të ma ndërpriste namazin. Allahu ma mundësoi (ta mbërtheja). Doja ta lidhja në një shtyllë të xhamisë, që të mund ta shihnit të gjithë, mirëpo m'u kujtua fjala e vëllait tim, Sulejmanit: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush pas meje!” (Sad, 35)
Revhu ka thënë: “Dhe e ktheu të poshtëruar.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 461
Fjalë të panjohura?
1210. Nga: Ebu Hurejra
Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Shebabi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, një ditë Pejgamberi ﷺ, pasi u fal, tha: “M'u paraqit shejtani dhe më bëri presion për të ma ndërprerë namazin. Allahu ma mundësoi ta mbërtheja, e në atë rast pata ndërmend ta lidhja pas një shtylle (të xhamisë), që të mund ta shihnit të gjithë, mirëpo m'u kujtua fjala e vëllait tim, Sulejmanit: “O Zoti im, më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush pas meje!” (Sad, 35) Dhe Allahu e ktheu të poshtëruar.”
Nadër ibn Shumejli, lidhur me fjalën فَذَعَتُّهُ (fedheatuhu) ka thënë: “Domethënë: “E mbërtheva atë dhe e shtyva me forcë.” Sikurse në Fjalën e Allahut: "Atë Ditë, kur me forcë, - (është përmendur shprehja e njëjtë), - do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit.” (Tur, 13) Pra, do të shtyhen. Mirëpo, e para është e saktë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1210
Fjalë të panjohura?