Hadithet e ngjashme me hadithin 1704

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1696. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Eflahu, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Qaforet e kurbanit të Pejgamberit ﷺ i kam thurur me duart e mia, pastaj ai ia ka vendosur kurbanit, e ka damkosur dhe e ka dhuruar (për ta therur në Mekë). Mirëpo, asgjë prej të lejuarave nuk iu bë e ndaluar (me këtë veprim).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1696

Fjalë të panjohura?

1701. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberi ﷺ dhuroi një kurban dele (për t'u therur në Mekë).

Referenca: Sahihu i Buhariut 1701

Fjalë të panjohura?

1704. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Zekerija, e ky nga Amiri, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I kam thurur qaforet për kurbanin e Pejgamberit ﷺ para se të hynte në ihram.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1704

Fjalë të panjohura?

1699. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë ia thura qaforet kurbanit të Pejgamberit ﷺ, kurse ai e damkosi kurbanin dhe ia vendosi qaforet, - ose ka thënë: ia vendosa unë. - Pastaj kurbanin e dërgoi në Qabe, kurse vetë qëndroi në Medinë. Dhe (gjatë kësaj kohe), asgjë prej të lejuarave nuk iu bë e ndaluar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1699

Fjalë të panjohura?

1702. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I thurja qaforet që Pejgamberi ﷺ t'ua vendoste deleve, pastaj qëndronte në familjen e vet (në Medinë) i liruar prej çfarëdo ndalese të haxhit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1702

Fjalë të panjohura?

1703. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Mensur ibn Muëtemiri. [t]: Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I thurja qaforet e deleve që Pejgamberi ﷺ t'i dërgonte (për t'u therur në Mekë). Pastaj qëndronte i liruar prej çfarëdo ndalese të haxhit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1703

Fjalë të panjohura?

1698. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Urve dhe Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhuronte kurban prej Medinës (për t'u therur në Mekë), e unë i thurja qaforet e kurbanit të tij. Pastaj (pasi ia vendoste qaforen kurbanit) nuk ndalohej prej asgjëje që ndalohet ai që është me ihram.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1698

Fjalë të panjohura?

1705. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Muadhi, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, tregon: “Qaforet e kurbanit të Pejgamberit ﷺ i pata thurur prej leshit (të lyer) që kisha.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1705

Fjalë të panjohura?