Hadithet e ngjashme me hadithin 1868

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

234. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Para se të ndërtohej xhamia, Pejgamberi ﷺ falej në torishtë të dhenve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 234

Fjalë të panjohura?

429. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ falej në torishtë të dhenve. (Shuëbe ose Ebu Tejahu) ka thënë: “Pastaj e kam dëgjuar (transmetuesin) duke thënë: “Pejgamberi ﷺ, para se të ndërtohej xhamia, falej në torishtë të dhenve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 429

Fjalë të panjohura?

428. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, u ndal në vendin Avali, respektivisht në vendin ku banonte fisi i Benu Amër ibn Aufit. Aty qëndroi katërmbëdhjetë net. Pastaj e thirri fisin benu nexhar, të cilët erdhën me shpata të ngjeshura për brezi. Më duket sikur sot po e shoh: “Pejgamberi ﷺ hipur në deve, ndërsa Ebu Bekri qëndronte pas tij (mbi deve), kurse paria e benu nexharëve ishin përreth tij, derisa (hynë) në oborrin e Ebu Ejubit, ku hoqi shalën e devesë (u ndal). Pejgamberit ﷺ i pëlqente të falej aty ku e zinte namazi.

Në fillim (me të mbërritur në Medinë) falej në një torishtë të dhenve, por, më pas, urdhëroi të ndërtohej xhamia, kështu që i thirri parinë e benu nexharëve (pronarët e parcelës) dhe u tha: “O fisi benu nexhar, ma tregoni çmimin e kopshtit tuaj.” Ata i thanë: “Jo, për Allahun! Nuk kërkojmë shpërblimin e kësaj, përveçse tek Allahu.”

Në atë kopsht ndodheshin varre të idhujtarëve, gërmadha dhe trupa hurmash. Pejgamberi ﷺ urdhëroi që varret e idhujtarëve të zhvarroseshin, gërmadhat të rrafshoheshin dhe pemët e hurmave të priteshin. Murin e përparmë të xhamisë e ndërtuan me trupa të hurmave, kurse ato anash me gurë. I bartnin gurët dhe recitonin poezi, ndërsa Pejgamberi ﷺ ishte me ta dhe thoshte:

“O Allah, mirësi e vërtetë është ajo në ahiret,
Andaj, ensarët dhe muhaxhirët fali krejt!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 428

Fjalë të panjohura?

1868. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e ky nga Ebu Tejahu se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë dhe urdhëroi që të ndërtohet xhamia, pastaj tha: “O fisi benu nexhar, më caktoni çmim (për vendin e xhamisë)?” Ata thanë: “Çmimin e tij e kërkojmë vetëm prej Allahut. Atëherë urdhëroi të nxirren varret e idhujtarëve, pastaj të rrafshohet dheu dhe të priten hurmat. Trungjet e hurmave i renditën te muri nga kibla e xhamisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1868

Fjalë të panjohura?